Në vend se për një herë, NTP do të blejë autobusë të ri gradualisht

Ndërmarrja e transportit publik në Shkup në të ardhmen nuk do të përsërisë gabimin sikur me blerjen e autobusëve kinezë dhe ukrainas, kur për një herë bleu 80 autobusë njës dhe 217 autobusë dykatësh. Me tenderin e fundit për rinovim të flotës, ata kanë vendosur t’i kthehen modelit të vjetër për rinovim gradual të autobusëve.

Nga NTP Shkup për “Meta” thonë se përvoja negative nga kjo mënyrë të rinovimit të flotës tashmë e kanë përjetuar, për shkak të faktit se renovimi i plotë i flotës para disa vitesh aktualisht është duke shkaktuar probleme me amortizimin dhe shfaqjen e defekteve të autobusëve.

– Blerja e një numri të madh automjetesh është shpatë me dy tehe. Flota do të rinovohet dhe kjo do të bëhet në një moment të caktuar, por pas 4-5 vitesh ajo përnjëherë do të vjetrohet – theksojnë nga NTP – Shkup.

Në anën tjetër, rivendosja e modelit të vjetër për rinovimin gradual të flotës i ka përparësitë e veta. Blerja në fazë, theksojnë nga NTP – Shkup, që përdoret pothuajse në të gjitha vendet e zhvilluara, është më e mirë për mirëmbajtje të automjeteve dhe le mundësi për të fituar përvoja nga përdorimi i një marke të caktuar të autobusëve.

– Opsioni më i mirë është rinovimi i flotës me 10-30% të automjeteve nga numri i nevojshëm i automjeteve për t’i shërbyer transportit publik. Sipas mundësisë,  prokurime të tilla duhet të bëhen çdo 2 deri në 3 vjet – thonë nga ndërmarrja e transportit publik.

Si rezultat i përvojës së keqe me autobusët dykatësh dhe ato ukrainas, NTP-Shkupi planifikon që me tenderin aktual të blejë 30 deri 40 autobusë njësha dhe autobusë të gjatë me gaz të kompensuar. Rinovimi në faza i flotës së automjeteve është aplikuar në metropolin tonë në periudhën deri në vitin 2000, kur NTP – Shkupi në çdo 2-3 vite rregullisht ka blerë 20-30 autobusë të ri.

Pas heqjes dorë nga ky model, blerja e radhës e autobusëve është bërë 11 vjet më vonë – kur në vitin 2011 për një herë kanë arritur 149 autobusë ukrainas dhe autobusë kinez dykatësh, ndërsa automjetet tjera janë dorëzuar gjatë 2-3 viteve të ardhshme. Udhëheqja e atëhershme e qytetit dhe e shtetit mburrej se tërësisht e kanë rinovuar flotën e NTP-Shkup, pa e përmendur se ky model rrallë aplikohet në qytetet e zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button