Falas janë aplikuar çipa për 54.223 qenë, 150 euro gjobë për pronarët të cilët nuk i kanë regjistruar kafshët shtëpiake

Për shtatë muaj falas janë vendosur çipa për 56,266 kafshë shtëpiake, gjegjësisht 54.233 qenë dhe 2.030 mace, në kuadër të aksionit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari. Nga një prilli aksioni vazhdon, por tani pronarët e kafshëve shtëpiake do të duhet të paguajnë 200 denarë për aplikim të mikroçipit, shkruan Sdk.mk.

“Edhe pse u prolongua periudha për përdorim falas të 100 mijë mikroçipave të blerë, deri në fund të vitit, shërbimet e inspektimit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari do kryejnë kontrolle dhe do të shqiptojnë dënime për pronarët e papërgjegjshëm të cilët nuk do ta respektojnë detyrimin ligjor dhe nuk do ta identifikojnë me mikroçip dhe nuk do t’i vaksinojnë kundër tërbimit kafshët e tyre shtëpiake. Për mos identifikimin e kafshës me mikroçip, sipas dispozitave të Ligjit për identifikim dhe regjistrim, gjoba është nga 100 deri 150 euro në kundërvlerë të denarëve për personat fizikë dhe 1,000 euro për personat juridikë”, thonë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Sipas dispozitës nga Ligji për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, pronarët e qenve duhet të regjistrojnë kafshët e tyre një herë në vit në ambulanca veterinare, klinika dhe spitale të cilat janë të autorizuara për të zbatuar kujdes shëndetësor veterinar me interes publik në mënyrë që të regjistrohen dhe të identifikohen, por edhe për t’i përmbushur dispozitat në lidhje me mbrojtjen shëndetësore të kafshëve, gjegjësisht të pranojnë vaksinën e detyrueshme ndaj tërbimit. Nëse nuk veprojnë në përputhje me këtë dispozitë, pronarët e qenve do të gjobiten me 10-15 euro në denarë dhe 100 euro në denarë personat juridikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button