Athina ka paraqitur 12 propozime dhe aktivitete tashmë ekzistuese për bashkëpunim me Shkupin

Gjithsej 12 propozime dhe aktivitete që tashmë janë duke u realizuar në bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ka prezantuar Zëvendës kryeministri grek dhe Ministri i Ekonomisë dhe zhvillimit, Janis Dragasakis në seancën e parë të përbashkët të Këshillit të lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, njofton MIA nga Athina.

-Nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim nga nënkryetarët e dy qeverive, parashikon krijimin e Komisionit koordinues për bashkëpunim ekonomik midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilin do të bashkë-kryesojnë të dy nënkryetarët. Komisioni që do të përbëhet nga 18 anëtarë, me së paku tre ministra dhe pesë anëtarë të komunitetit të biznesit nga secili vend, është propozimi i  parë nga Dragasakis, njoftojnë nga kabineti i tij.

Lidhur me veglat financiare, zëvendës kryeministri ia ka përmendur programet ekzistuese që përdoren nga të dy vendet, ndërsa nga mesi i prillit do të duhet të fillojë planifikimin i programi të ri për bashkëpunim ndërkufitar 2021-2027.

Dragasakis gjithashtu i ka shqyrtuar edhe mundësitë për transferim të njohurive dhe përvojës teknike.

Në fushat tjera, Dragasakis i ka përmendur mundësitë për: bashkëpunimin e Enterprise Greece me kolegë nga Maqedonia e Veriut për të tërhequr investime; lidhje të drejtpërdrejtë të regjistrave tregtar të të dy vendeve me perspektivë për të themeluar regjistër të përbashkët të biznesit të Ballkanit; bashkëpunimi ndërmjet tregjeve dhe qendrave logjistike të të dy vendeve për forcimin e transportit të produkteve agro-ushqimore; krijimi i një platforme të përbashkët për ndërlidhje të ekosistemeve të biznesit të të dy vendeve; mbrojtje të të drejtave të pronës intelektuale dhe propozim për lidhje të marrëveshjes për bashkëpunim dypalësh në luftën kundër tregtisë së paligjshme në kufirin mes dy vendeve.

Për takimin e parë të përbashkët, të Këshillit të lartë për bashkëpunim midis dy vendeve, njoftime kanë publikuar edhe MPJ e Greqisë edhe Ministria për politikë digjitale dhe telekomunikim e Greqisë.

Ministrja alternative për punë të jashtme, e cila nënshkroi dy kontrata, gjatë seancës së përbashkët të qeverisë ka thënë se “nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës e demonstrojnë vullnetin politik për një të ardhme të përbashkët në paqe dhe solidaritet.”

-Marrëveshja e Prespës është shembull që ka rëndësi historike, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe kontinentin evropian, ka thënë Anagnostopulu duke theksuar se vizita është me rëndësi të madhe historike dhe politike.

Ministri për politikë digjitale, telekomunikimi dhe informacione Nikos Papas, ka thënë se Greqia është “shtyllë themelore e stabilitetit në zhvillimin e Ballkanit” dhe po e krijon epokën e re digjitale për tërë rajonin.

-Ura e bashkëpunimit dhe miqësisë që e kemi krijuar midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut e përmirëson jetën e përditshme të njerëzve dhe ekonomive të të dy vendeve në tërësi, ka thënë Nikos Papas.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, gjatë vizitës në Shkup, Papas është takuar me ministrat Damian Mançevski dhe Robert Popovski me ç’rast kanë diskutuar për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar për të ulur çmimet e roamingut midis dy vendeve, për shkëmbim të përvojave për digjitalizimin e sektorit publik dhe privat dhe bashkëpunim mes dy qeverive në sigurinë kibernetike dhe për vlerësimin e konferencës së mbajtur Athinë për lajmet e rreme dhe Marrëveshjen e Prespës që u organizua nga dy ministritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button