Polonia do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim në NATO

Parlamenti polak sot do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ambasadori polak në vend Vojcieh Ticilinjski këtë e paralajmëroi dje, në diskutimin diplomatik me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s me temë “Rruga deri në Bruksel”, në të cilin kanë folur edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

“Kjo është koincidencë, sepse kjo ndodh pikërisht këto ditë, dhe donim ta ftonim kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi të marrë pjesë në këtë  ngjarje,  por për fat të keq ai për momentin është jashtë vendit, por në votim do të marrë pjesë zëvendëskryetari Vesel Memedi”, tha Ticinjski.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
  2. Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
  5. Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
  7. Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
  8. Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button