Zaev: Do të bëj “selfi” edhe me Mickoskin, nëse heq dorë nga politikat e Gruevskit

Kryeministri Zoran Zaev, në konventën e sotme në “Boris Trajkovski” tha se është i gatshëm që ta shtrijë dorën e pajtimit edhe brenda shtetit, dhe jo vetëm jashtë, njofton Portalb.mk.

“Unë nuk kam paragjykime. Jam i gatshëm të bëj selfi (fotografohem) edhe me Mickoskin, nëse prej tij shoh se e ka dhënë dorën dhe nëse heq dorë nga politikat e Gruevskit. Por, nuk është i gatshëm të dënojë krim, njëjtë është edhe kandidatja e tyre”, tha Zaev.

Komentin me fotografinë, Zaev e bëri pasi gjatë vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras, gjatë së cilës, ai përpara Qeverisë e nxori telefonin e tij personal dhe u fotografua bashkë me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button