Indi, ndotja e ajrit për një vit ka shkaktuar vdekjen e 1,2 milion njerëzve

Rreth 1,2 milion njerëz kanë vdekur në vitin 2017 si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Institutit për efektet shëndetësore, për shkak të ndotjes së ajrit në hapësirat e mbyllura dhe të hapura, janë paraqitur sëmundje të ndryshme që kanë rezultuar me fatalitet.

Studimi ka treguar se vdekshmëria si pasojë e ndotjes së ajrit është me madhe nga ajo që shkakton pirja e duhanit.

Po ashtu studimi tregon se jetëgjatësia e pritur e fëmijëve në Azinë Jugore, për shkak të ndotjes aktuale është ulur të paktën me 2 vite.

Sipas të dhënave nga viti i kaluar, kryeqyteti i Indisë, New Delhi, kryeson listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button