Avioni i spiunazhit i Portugalisë gabimisht ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës

Avioni i spiunazhit i Portugalisë gabimisht ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës, njoftuan nga Forcat Ajrore të Portugalisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat ajrore bëjnë të ditur se avioni i spiunazhit “gabimisht” ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës.

Sipas njoftimit, avioni P-3 i llojit Orion që gjendej në Poloni, pa qëllim ka fluturuar rreth 500 metra në hapësirën ajrore të Finlandës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës, Niina Hyrsky, dje kishte njoftuar se avioni portugez i spiunazhit ditë më parë ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës në jugperëndim të kryeqytetit Helsinki.

Ajo tha se rasti është duke u hetuar nga rojet kufitare finlandeze.

Ndërsa nënkoloneli Manuel da Costa, zëdhënësi i forcave ajrore portugeze, tha se zyrtarët finlandez kanë informuar Portugalinë rreth shkeljes dhe se kanë nisur hetim rreth rastit.

Ai shtoi se një avion i spiunazhit P-3 aktualisht është duke marrë pjesë në fluturimet patrulluese të NATO-s në Poloni.

Portugalia është anëtare e NATO-s, ndërsa Finlanda nuk është.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button