Të gjitha fatkeqësitë tragjike ajrore në Maqedoninë e sotme

Fatkeqësia ajrore në të cilën dje në Fushën e Begut nën Majën e Selanikut jetën e humbi një familje prej katër anëtarësh nga Bullgaria, të cilët kanë fluturuar me aeroplan të vogël “Cessna P210” është më e reja në sërën e fatkeqësive ajrore që kanë ndodhur në territorin e Maqedonisë të sotme të Veriut, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

  • Fatkeqësia më e madhe e këtillë ndodhi më 22.11.1993, kur aeroplani me udhëtarë “Јак-42D”i avio – transportuesit “Avioimpeks” u rrëzua për shkak të gabimit të pilotit. Në këtë fatkeqësi jetën e humbën 115 njerëz, kurse me aeroplanin ka pilotuar ekuipazh rus. Vetëm një person ka mbijetuar në këtë incident tragjik. Aeroplani fluturonte nga Gjeneva në Shkup ku duhej të ateronte. Megjithatë për shkak të motit të keq është udhëzuar në drejtim të aeroportit të Ohrit për aterrim urgjent. U rrëzua në Malin Trojan në afërsi.
  • Fatkeqësia e dytë më tragjike ajrore ndodhi pak më shumë se gjysmë viti më parë, kurse 1993 është viti më tragjik në historinë e Maqedonisë kur bëhet fjalë për fatkeqësi ajrore, me gjithsej 201 të vdekur. Përkatësisht, më 05.03.1993, gjatë aterrimit në aeroportin e Shkupit, u rrëzua aeroplan aeroplani i pasagjerëve “Foker 100” i kompanisë “Paler Maqedoni” me 97 udhëtarë. Në atë fatkeqësi kanë vdekur 86 persona. Atëherë ministri për transport dhe lidhje, Antoni Peshev dha dorëheqje për shkaqe morale, çka është shembull i vetëm në historinë e Maqedonisë.
  • Fatkeqësia e radhës për nga numri i viktimave është e datës 22.10.1951, kur aeroplan i JAT që ka fluturuar prej Beogradi u rrëzua në aeroportin e Shkupit, me ç’rast jetën e humbën 12 persona.
  • Një prej fatkeqësive më tragjike ajrore është ajo në Katllanovë, kur më 12.01.2008, helikopter i ARM-së u rrëzua në lokalitetin Bllaca e Katllanovës. Me këtë rast kanë vdekur 11 pjesëtarë të ekuipazhit dhe anëtarë të njësiteve paqeruajtëse të ARM-së, të cilët ktheheshin nga misioni “Altea”në BeH.
  • Fatkeqësia e radhës për nga numri i viktimave është ajo e 24.07.1992, kur kargo aeroplani rus “Antonov” u rrëzua 26 kilometra në juglindje të Shkupit, derisa ka qenë duke fluturuar drejt aeroportit. Aeroplani e ka goditur malin afër fshatit Lisec. Në këtë fatkeqësi jetën e humbën 8 persona.
  • Fatkeqësi më e ngjashme me të djeshmen është ajo në Shën Marinë e Madhe në zonën e Ohrit. Më 28.08.2008 aeroplan “Cesna”u rrëzua në lokalitetin Skrebatno tek fshati Leskoec, në afërsi të Ohrit. Në fatkeqësi jetën e humbën 4 persona – piloti dhe tre udhëtarë në aeroplanin. Është shmangur katastrofë më e madhe, për shkak se aeroplani ka goditur në automjet “Fiqo” në të cilin në atë moment ka qenë një vajzë e vogël.
  • Gjithashtu, katër persona, kanë vdekur në fatkeqësinë tragjike me helikopter më 10.07.2014 rreth orës 22, kur helikopter i Ministrisë së punëve të brendshme me ekuipazh prej katër personave e ka goditur në transmetues të Radio Televizionit të Maqedonisë dhe është rrëzuar në tokë. Pilotët gjatë fluturimit nuk kanë lajmëruar problem teknik me mjetin fluturues, i cili ka qenë një nga më të rejat në MPB, i prodhuar më vitin 2008. Helikopteri së pari ka goditur në kordat që e kanë mbajtur shtyllën e antenës.
  • Më 17.03.2001, gjatë konfliktit në Maqedoni, helikopter ushtarak MI-17 ka goditur një shtyllë prej betoni në Kodrën e Diellit. Jetën e humbën piloti dhe inxhinieri, kurse dhjetëra ushtarë ishin të lënduar.
  • Më 18.09.1995, aeroplan “Antonov” që ishte i angazhuar në shuarjen e zjarreve u rrëzua në afërsi të Shkupit. Jetën e humbën dy anëtarët e ekuipazhit.

Gjithsesi, fatkeqësia më e përmendur ajrore në lidhje me Maqedoninë, por që nuk ka ndodhur në territorin e saj, është ajo nga 26.02. 2004, kur në hyrje drejt aeroportit në Mostar, jetën e humbën presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, gjashtë bashkëpunëtorë të tij dhe dy pilotët e “Kinger”-it qeveritar. Për këtë fatkeqësi janë zbatuar madje dy hetime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button