Reka: Ujdia me vëllezërit, pastaj me fqinjët

Kandidati për president, Blerim Reka, i cili mbështetet nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja BESA, mbrëmë ka vizituar fshatrat e Karshiakës. Në takim me banorët e këtyre zonave, Reka ka folur për konceptin që duhet të ndërtojë shteti, transmeton Alsat M.

Theks të veçantë ka vendosur edhe tek pajtimi mes shqiptarëve, para se ai të ndodhë me fqinjët. Kandidati shqiptar për president ka folur edhe për dallimin me konsensusit dhe besëlidhjes.

“Do mundohemi tu sqarojmë votuesve që do të dalin më 21 prill se ku është dallimi mes konsensusit dhe besëlidhjes dhe ku është dallimi mes konceptit dhe ujdisë. Ne do të mundohemi që të tregojmë se ujdia dhe besëlidhja arrihet midis vëllezërve para se të arrihet para kojshive”, tha Blerim Reka, kandidat për president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button