Turqi, rinumërim i votave në 11 rrethe të Ankarasë

Me ankesën e parashtruar nga Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, do të bëhet rinumërimi i votave në 11 rrethe pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 31 mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshillat Zgjedhorë të rretheve Polatlı, Çubuk, Pursaklar, Altındağ, Gölbaşı, Şereflikoçhisar, Keçiören, Sincan, Bala, Çankaya dhe Çamlıdere kanë shqyrtuar ankesën dhe kanë vendosur për rinumërimin e votave.

Vendimi vjen pasi AK Parti dje zyrtarisht kontestoi rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në Stamboll dhe Ankara, duke thënë se gjatë procesit të votimit janë vërejtur “hile dhe parregullsi”.

Këshilli i Lartë Zgjedhor më herët vendosi për rinumërimin e votave të pavlefshme në 15 rrethe të Stambollit dhe rinumërim të të gjitha votave në tri rrethe të metropolit më të madh turk.

Votuesit në Turqi shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button