fbpx

Iran, rritet në 62 bilanci i viktimave nga përmbytjet

Është rritur në 62 bilanci i të vdekurve si pasojë e katastrofës së përmbytjeve që ka përfshirë rajone të shumta të Iranit, njoftoi Instituti i Mjekësisë Ligjore i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ahmed Suçai, kryetari i institutit, tha se 21 persona kanë pësuar në qytetin Shiraz të provincës Fars, 14 në Loristan, tetë në Gulistan, pesë në Mazenderan, pesë në Hemedan, tre në Korasanin Verior, dy në Kohgiluyeh Boyer-Ahmad, dhe nga një në provincat Korasani Rezevi, Simnan, Huzistan dhe Kermanshah, raportoi media lokale.

Nga ana tjetër, në provincën Huzistan në jug të Iranit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të rrezikut të vërshimit të pendave Dez dhe Kerha, ndërsa 96 fshatra në këtë rajon janë evakuuar.

Ndryshe, Irani tashmë dy javë është përfshirë nga reshje intensive dhe përmbytje që kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.

Qendra e Emergjencave dje njoftoi për 57 persona të vdekur dhe 478 të lënduar si pasojë e përmbytjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button