A na nevojitet Hajd park për gjuhën e urrejtjes

Përvoja traumatike nga tolerimi shumëvjeçar dhe stimulimin e gjuhës së urrejtjes nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPME-ja (atëherë) në pushtet ndaj oponentëve politik, ka rrezik që të rrëshqas në një ekstrem tjetër – ndërhyrja tepër e zellshme ligjore në fjalës publike, nën mbulesën e luftës kundër gjuhës së urrejtjes, mund ta rrezikojë lirinë e shprehjes dhe të fillojë ndjesi të auto-censurës te qytetarët mëndje-lirë. Përse dhe në cilat situata është e dëshirueshme që gjuha e urrejtjes të tolerohet?

Rastet me deklaratën e aktorit Toni Mihajllovski se do ta kishte vrarë gazetarin Branko Triçkovski, Fejsbuk statusi i gazetarit Milenko Nedellkovski për zjarrin vdekjeprurës në Athinë dhe statusi i shpërndarë në të njëjtin rrjet social nga profesoresha Biljna Vankovska pas fatkeqësisë së komunikacionit te fshati Llaskarcë, përveç se opinion shkaktuan komente ne dënime, ishin edhe shembujt e para, pas ndryshimit të pushtetit, kur shteti në mënyrë institucionale ka reaguar në deklarime publike për të cilat ka ekzistuar dyshim se kanë pasur elemente të urrejtjes. Për rastet Mihajllovski dhe Nedellkovski Prokuroria publike kumtoi se ka parashtruar propozim për akuzë, ndërsa statusi i Vankovskës jozyrtarisht hyn në pesë rastet për të cilat MPB ka hapur procedurë për përhapje të gjuhës së urrejtjes.

I kuptueshëm është reagimi i opinionit, por…

Shoqëria e Maqedonisë kaloi përmes një periudhe shumëvjeçare traumatike të shkatërrimit të plotë të rregullimit demokratik dhe të shtetit juridik, në të cilin interesat individuale familjare-partiake tërësisht i suspenduan mekanizmat institucionale për rregullim neutral, objektiv dhe juridike – të drejtë të raporteve midis faktorëve të ndryshëm shoqëror. Në ambientin të krijuar shoqëror, keqpërdorimi i aparatit represiv shtetëror dhe prodhimi i urrejtjes ndaj çdo kundërshtari të interesave familjare-partiake ishte pjesë vetëm në teknologjinë e paramenduar mirë dhe sistematike të qeverisjes me frikë vazhdimisht të nxitur te qytetarët. Gjuha e urrejtjes dhe dhuna që buron nga urrejtja të cilat, përndryshe nga oponentët mendjehollë dhe politik në mënyrë sinergjike ishin pjesë e instrumenteve represive, të emërtuar me sinonimin gruevizëm. Nga shembujt e shumtë për dhunë politike, të cilave u ka paraprirë gjuha e urrejtjes, më mbresëlënëse janë rrahja e studentëve në Sheshin Maqedonia dhe “E enjtja e përgjakur” në Kuvendin, duke e shënuar në mënyrë kronologjike fillimin dhe fundin e “viteve të jetës së rrezikshme” në ish Republikën e Maqedonisë.

Si rrjedhojë, pas një histori të afërt traumatike, me kujtesë ende të freskët për dhunën e përjetuar politike, kuptohet që qytetarët të kërkojnë zero tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe në mënyrë të vrullshme të reagojnë në çdo mendim të shprehur publikisht gjë e cila implikon në dhunë ose ndaj mospasjes së eupatisë për fatkeqësinë e huaj. Mirëpo, hipersenzibiliteti afatgjatë i pjesës shumicë të opinionit dhe kërkesa për sanksionim gjyqësor të çdo mendimi të shfaqur publikisht i cili për ta është shokues dhe është jashtë nga rrjedhat e rrymës kryesore shoqërore, për demokracinë mund të ketë më tepër dëm se sa përfitim.

Gjuha e urrejtjes si formë e kritikës shoqërore

Mendimi i ndryshëm me të cilin nuk pajtohemi, i cili shokon, por patjetër duhet të tolerohet – ky është çmimi të cilin e paguan çdo ditë demokracia, dhe për shkak të të cilës e bën më superiore në krahasim me rregullimet represive shtetërore. Ndonjë herë e tolerojmë gjuhën e cila shkon përgjatë linjës së hollë të ligjshmërisë, por madje edhe kalon në anën e kundërt të asaj që është e lejuar. Babai i mendimit liberal, Xhon Stjuart, në veprën e tij Për Lirinë, mundet e ka argumentin e pa tejkalueshëm në favor të vlerës instrumentale të diskutimit të lirë i cili nuk nënkupton kurrfarë restrikcioni. Ai bindshëm argumenton se zbulimi i të vërtetës dhe avancimi i nacionalitetit te njeriu varen nga konfrontimi i vazhdueshëm i ideve dhe nga mundësia për kritikëperhaps unsurpassed arguments in favour of the instrumental value of. Given our epistemic limitations, Duke i pasur parasysh kufizimet tona epistemike, ne duhet të jemi të ekspozuar në pikëpamje të ndryshme dhe të bisedojmë me të tjerë që ti shohim mangësitë e bindjeve tona. Për atë, madje edhe mendimet e demonizuara dhe të gabuara nuk duhet të shuhen sepse ato na mundësojnë ta konstatojmë të vërtetën me qartësi dhe fuqi më të madhe.

Gjuha e urrejtjes është pjesë e procesit komunikues dhe është i përbërë prej dy fjalësh: gjuhë dhe urrejtje. Ato janë dy emra që në kuptimin legalist përjashtohen: liria e shprehjes është diçka që lejohet dhe garantohet, ndërsa urrejtja e çfarë do qoftë lloji dhe ndaj kujt do qoftë sanksionohet. A është e lejuar që në diskursin demokratik të ndodh simbioza e tyre, me ç’rast do të fitohej entitet i ri semantik dhe juridik – gjuhë e lirë e urrejtjes? Në përpjekjen e vet që të japë përgjigje, profesorja e filozofisë së drejtësisë, Xhozelin Mekler, premtoi se ai është çmimi të cilin e paguajmë për të jetuar në shoqëri liberale. “Mund të kemi gjuhë fanatike ose raciste, e cila, pa dyshim, është e tmerrshme dhe e pa shijshme, por ligji nuk duhet të zbatohet për deklarata të tilla nëse askush nuk është i lënduar nga ajo që është thënë We can find bigoted or racist speech appalling and distasteful, but.If someone harms another under the Nëse dikush i bën dëm tjetrit, nën ndikimin e mesazheve ksenofobie, person që ligjërisht është përgjegjës është kryerësi i sulmit, e jo ai që e ka deklaruar mesazhin ksenofobik.Words Fjalët janë vepra, por ato vetë nuk shkaktojnë lëndime fizike dhe dëme”. Për atë kërcënim më i madh për demokracinë nga gjuha e urrejtjes është rreziku që legjislativi kundër gjuhës së urrejtjes të keqpërdoret mbi gjuhën publike gjë e cila do të nxiste në autocensurë, e cila mund ta shkatërrojë autonominë personale dhe të na privojë nga pikëpamje të dobishme kontroverse. Dënimet e shpeshta se jeni antisemitist, nëse e kritikoni Izraelin për vrasjet e Palestinezëve, janë konfirmim se ka bazë frika e Meklerit.

Rreziku tjetër nga i cili druajnë përkrahësit e të a. q. “Parime të dëmit” është se legjislativi kundër gjuhës së urrejtjes shpjegohet tejet gjerësisht dhe ekzagjerohet në sanksionimin e deklarimeve ose skorieve të cilat janë të vrazhdët dhe agresive, por nuk shkaktojnë dëm në kuptimin përkatës. Sipas tyre, fjalët e vrazhdëta, pa marrë parasysh se janë të neveritshme, ato, nga ndonjë herë, janë të nevojshme, sot mund të jenë forma të fuqishme për kritikë shoqërore. Krahas asaj, madje edhe kur kritika e ashpër, keqdashja ose tallja nuk janë veçanërisht të dobishme për debatin publik, qytetarët demokratik duhet të zhvillojnë qëndrueshmëri dhe rezistencë qytetare për t’u përballur me aktet fyese ekspresive.

Kur shërimi është më i keq se sa sëmundja

Kur argumentohet se përse gjuha e urrejtjes duhet të sanksionohet, niset nga supozimi se gjuha e tillë mund të efektuojë që urrejtja verbale të transformohet në dhunë fizike. Mirëpo, në shpjegimin e vet të publikuar në punimin “A është shërimi më i keq nga sëmundja: ndalimi i gjuhës së urrejtjes mund ta shtojë dhunën”, Gordon Dening, thekson prova të shumta dhe pohon se censura dhe demonizimi i një grupi është kundër-produktive sepse kanë tendencë që të sjellin deri në më tepër dhunë, e jo më pak. “Shkurtimi i mundësisë që publikisht ti shpërndajnë qëndrimet e veta politike, me pretekst se ajo është gjuhë e urrejtjes, për ata paraqet padrejtësi të cilin qeveria dhe shoqëria ua bën dhe të cilës, kanë të drejtë ta kundërshtojnë me fuqi”. Dening, pohimin e vet e mbështet edhe me studimin e Qendrës për hulumtim të ekstremizmit nga universiteti në Oslo, në të cilën është shqyrtuar niveli i ndryshëm i terrorit djathtist dhe dhunën në tetëmbëdhjetë shtete të, format ekstreme të dhunës politike konsiderohen të nevojshme”. Si rrjedhojë, siç konkludon Dening, “hapi i parë kyç në përgjigjen ndaj ekstremistëve është të synojmë që ti trajtojmë individët e tillë me respekt, por jo edhe idetë e tyre. Sepse, pas të gjitha gjërat, këta njerëz nga diçka janë të shqetësuar”.

Gjithsesi se ka edhe autorë të cilët gjejnë ndërlidhje midis ekzistimit të grupeve të djathta ekstreme të urrejtjes dhe paraqitja e dhunës e cila ideologjikisht i takon të djathtës ekstreme. Mirëpo, gjithashtu është e vërtetë se hulumtues të tjerë nuk kanë arritur të gjejnë lidhje midis grupeve të urrejtjes dhe krimet nga urrejtja dhe se pjesa më e madhe e krimeve nga urrejtja kryhen nga grupe të të rinjve të cilët dhunën e kanë bërë nën ndikimin e alkoolit ose për shkak se kanë pasur bezdi.

Ashtu siç konkludon Mekler, “ligji duhet ta njohë të drejtën për gjuhë të lirë pothuajse si absolute. Përjashtimet duhet të jenë të rralla si pornografi e fëmijëve ose liria e të shprehurit të mos të thotë edhe publikim të kodeve për linçime bërthamore. Por, në shumicën e fushave, ku aktivistët joqeveritar ftojnë në mirësjellje të imponuar ose, edhe më keq, në nënshtrim, duhet të bëhet rezistencë”. Dhe, për profesorin Roland Dvorkin, mundësia për shprehje të qëndrimeve, emocioneve, paragjykimeve dhe gjendjeve të tjera afektive, patjetër duhet të jetë e mbrojtur me të drejtën e fjalës së lirë.

Gjuha e urrejtjes nuk janë vetëm problem juridik

Argumente të tjera të cilat e mbështesin qëndrimin se në situata të caktuara është më mirë që gjuha e urrejtjes të jetë e toleruar se sa e sanksionuar, shpjegohet se është më e dobishme atë ta kemi në skenë të hapur, se sa të jetë i fshehur dhe të mos të dihet kur do të shpërthejë në dhunë. Me vetë atë që dikush është paraqitur në publik me gjuhë të urrejtjes, ai është demaskuar dhe zbuluar publikisht, ndërsa organet policore dhe gjyqësore mund ta shënjojnë si burim potencial të dhunës. Shumë më e rrezikshme për shoqërinë është kur nuk e dini se çka mendojnë njerëzit dhe se çka janë të gatshëm të bëjnë. Prej këtu buron edhe konkluza e tyre se racisti i njohur është më pak i rrezikshëm nga racisti anonim.

Burim: fee.org

Në raste të tjera mund të dëgjohet edhe se gjuha e urrejtjes është masë korrigjuese e cila shërben si mënyrë e largimit të presionit. Folësi e “nxjerr zemërimin nga vetja” dhe duhet ti lejohet që të gjejë dalje të pa rrezikshme vetëm në fjalët. Shtypja e zemërimit vetëm do të thotë se më vonë mund të shfaqet në një formë më të rrezikshme, si dhunë fizike. Këta teorik të gjuhës së urrejtjes, argumentet e tyre i ilustrojnë me shembullin e rezervuarëve dhe pompave me avull të cilat punojnë nën presion dhe të cilat janë më të sigurt pasi ta lëshojnë jashtë avullin. Në atë pikëpamje, ventilet tanë, ku individë të cilët përdorin gjuhë të urrejtjes, do ta kishin lëshuar presionin, janë grupet sociale dhe të ashtuquajturat “chat room”-e. Nëse këto rrjete sociale u japin mundësi që të çlirohen nga frustrimi i tyre dhe të kalojnë përmes katarzës, atëherë forumet e tilla të diskutimit janë pozitive për shoqërinë dhe nuk duhet të jenë cak i ndalesës. Më në fund, çdo psikiatër si pjesë e terapisë të cilën e propozon gjithmonë edhe këshillon nëse prej diçka jeni nervoz/e ose i/e lënduar, lirisht ta hidhni atë frustrim jashtë nga vetja duke bërtitur, sharë ose qarë. Shtypja e ndjenjave të këqija shpien vetëm drejt (auto)destrukcionit.

Mirëpo, problem te opinioni ynë i ekspertëve është që gjuha e urrejtjes trajtohet si kategori juridike imanente dhe i tërë diskutimi rezulton vetëm me argumentimin juridik. Duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e juristëve tanë janë të kufizuar në pikëpamjet e tyre shkencore juridike (mendim subjektiv i autorit), pa dëshirë që problemit ti qasen në mënyrë ndër-disiplinare dhe kolistike, e si rezultat i kësaj e kanë të kufizuar edhe çdo gjerësi në të menduarin, ndërsa rezonimi profesional ju rezulton në “çdo gjë që është e ndaluar me ligj, ajo është edhe e palejuar”, prandaj edhe e kemi situatën aktuale që çfarë do qoftë diskutimi ndryshe nga ai i tyre, më shpesh të stigmatizohet se është “flirt me djallin”. Madje, edhe si e kanë që për problemin me gjuhën e urrejtjes të thotë diçka psikologjia, shkencat kognitive, psikiatria, linguistika politike, komunikologjia, politikologjia. Duke e poseduar atë gjerësi, sociologu dhe juristi Dejvid Risman propozon “që gjykatat të përfshijnë edhe sociologë të cilët do ta kishin hulumtuar kontekstin sociologjik. Për shembull, ata do të kishin mundur ta hulumtojnë reputacionin e grupit në fjalë, fuqinë e medies e ngjashëm”.

Kush flet, e jo çka flet, duhet të jetë e sanksionuar

Si duhet të trajtohet gjuha e urrejtjes në shoqërinë tonë, përkatësisht kur dhe përse duhet të tolerohet? Ashtu siç thamë, rreziku nga gjuha e urrejtjes nuk është vetë gjuha që promovon urrejtje, por potenciali të cilin e ka që të transformohet në dhunë nga urrejtja. Prandaj, atëherë kur gjykatësi duhet të sjell vendim gjyqësor nëse i akuzuari, i cili ka përdorur gjuhë të urrejtjes, duhet të marrë vendim gjyqësor ndëshkues, duhet të vlerësohet nëse gjuha e tillë ka pasur potencial që të shkaktojë dhunë nga urrejtja, përkatësisht nëse është mbetur vetëm në gjuhë të urrejtjes ose urrejtja ka sjellë në shkelje të integritetit fizik të tjetrit. Por, kjo për gjykatën nuk do të kishte qenë e vështirë, nëse kihet kujdes:

  1. Nëse ai që ka përdorur gjuhë të urrejtje në momentin e të folurit ka poseduar fuqi reale shoqërore e cila i ka mundësuar që urrejtjen e shprehur ta transformojë në dhunë.
  2. Nëse ai që ka përdorur gjuhë të urrejtjes në momentin kur ka folur ka pasur fuqi dhe ndikim që të bëjë motivim të bashkëmendimtarëve dhe për ndjekësit e tij që me vetë-iniciativë ose në mënyrë të organizuar ta transformojnë gjuhën e tillë në dhunë nga urrejtja.

Përmbushja e njërës ose të dy pikave të theksuara nuk do të thotë se në mënyrë të obligueshme do të sjellin që gjuha e urrejtjes të transformohet në vepër nga urrejtja, por e ndan qartë grupimin shoqëror i cili ka potencial të shkaktojë dhunë me përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe ndaj tyre pragu i tolerancës së gjyqësisë duhet të jetë minimal, madje edhe zero. Por, edhe vice versa, ai i cili si individ ose pjesëtar i grupimit i cili është i margjinalizuar, nuk posedon fuqi reale shoqërore, është logjike se edhe mundësitë që gjuhën e vet të urrejtjes ta transformojë në dhunë nga urrejtja ti ketë shumë më të vogla. Prandaj, ndaj rasteve të tilla duhet të ekzistojë tolerancë të madhe kur do të paraqiten në gjykatë.

Dukuri më e rrezikshme për një shoqëri demokratike është kur pushteti ka monopol të fuqisë dhe detyrimi do të paraqitet në rol të inspiruesit, promovuesit, madje edhe të organizatorit të gjuhës së urrejtjes. Atëherë, mbrojtja e demokracisë është në duart e gjyqësisë së pavarur e cila patjetër duhet ta sanksionojë gjuhën shtetërore ose mbisunduese të urrejtjes ndaj opozitës ose ndaj atyre që u është drejtuar.

Gjykatë e pavarur, e jo gjykatë pushkatimi për gjuhën e urrejtjes

Prandaj, a duhet gjykata ti ndëshkojë Toni Mihajllovskin, Milenko Nedelkovskin dhe Biljana Vankovën, për shkak të qëndrimeve të tyre të shprehura publikisht? Për ti dhënë përgjigje pyetjes fillimisht duhet të përcaktohet pozita, reputacioni dhe fuqia e tyre shoqërore.

Toni Mihajllovski është pjesëtar i grupimit opozitar politik, por edhe si individ nuk ka kurrfarë fuqie që kërcënimin me vrasje ta realizojë, e as që është i dalluar si dhunues i cili në të kaluarën ka bërë dhunë ose ndërkaq ka vrarë dikë për çfarë do qoftë motive, e më së paku për shkak të qëndrimeve të ndryshme politike. Kur do të merret parasysh edhe veprimi profesional me të cilin ai merret, atëherë deklarimi i inkriminuar duhet të shihet si shpërthim i patosit teatror-aktoresk dhe i ekzibicionizmit retorik, e jo si kërcënim real për vrasje. Dhe, i pari i cili duhet të qëndrojë në mbrojtjen e tij është vetë “viktima”, Branko Triçkovski, i cili në situatë të kundërt, kur ishte pjesëtar i mendimit kritik dhe opozitar ndaj pushtetit paraprak edhe vetë, në momente të pafuqisë dhe frustrimeve nga padrejtësitë, ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe ka thirrur në vrasje të kundërshtarit politik. Tani, rolet shoqërore u janë ndryshuar, dhe për ato shkaqe çfarë do qoftë gjuhë e urrejtjes, madje edhe ajo e cila e përmban urrejtjen nga pozita e më të dobëtit ndaj më të fuqishmit, si kundërshtar i pushtetit, duhet të has në mirëkuptim më të madh shoqëror. Posaçërisht kur është e qartë se gjuha e urrejtjes nuk ka kurrfarë potenciali të transformohet në vrasje. Ndërkaq, nëse Triçkovski me të vërtetë druan për jetën e vet, atëherë le të parashtrojë padi private penale kundër Mihajllovskit, njëlloj si ë në seks aferën e para do kobshme bëri futbollisti Ognjen Vranjesh, pas kërcënimeve me vrasje nga starleta Jelena Karleusha J.

Në raport me Milenko Nedelkovskin, koha kur ai duhej të sanksionohej nga gjykata për përdorimin e gjuhës së urrejtjes ka kaluar – ajo është koha kur ishte me TI me kryeministrin Gruevski. Tani ai është vetëm një dukuri e vogël margjinale, pa kurrfarë ndikimi politik, por edhe promotor i pikëpamjeve alternative politike (gjë e cila është mirë për demokracinë!) dhe për këtë shkak qëndrimet e tija publikisht të shpërndara, sa do qoftë që shokojnë me mungesën e ndjesisë së tyre, në konstelacionet e dhëna shoqërore-politike duhet të trajtohen si liri e thënies së qëndrimeve kontroverse. Opinioni mund ti dënojë ose të pajtohet me to, por aty nuk ka rast për gjykatën.

Reagimet për statusin e Biljana Vankovskën ishin terror tipik jakobin – në gijotinë!, duke mos i dhënë të drejt[ që deri në fund ta sqarojë mendimin metaforik dhe jo në mënyrë mjaftueshme të shprehur qartë. Ajo ishte ndërhyrje brutale në mënyrën e Robespjerit të “gjykatës revolucionare të pushkatimit” në gjuhën e lirë publike, por edhe realitet i simuluar shoqëror (Matriksi maqedonas) – që i pret të gjithë që mendojnë ndryshe nëse kjo lehtësi me të cilën ngjitet etiketa që gjuha e urrejtjes të kalojë në histeri të “gjuajtjes së shtrigave”. Është e tmerrshme që atë gjueti kanë ambicie ta bëjnë aktivistë civil të pa arsimuar dhe me arsimim të varfër, nën presionin e “opinionit demokratik” ndërsa gjykatës i imponohet të jetë ekzekutor i dëgjueshëm. Gjykata e cila instrumentalizohet të sanksionojë te më të dobëtit gjuhën e urrejtjes, ndërsa të amnistojë dhunë faktike nga urrejtja të politikanëve dhe deputetëve të fuqishëm.

Teksti është marrë nga: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button