Antikorrupsioni ka hapur regjistër për veturat zyrtare që s’duhet të përdoren në fushata zgjedhore

Ashtu edhe siç u paralajmërua, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni) në ueb faqen e saj ka hapur regjistër elektronik, me targa të veturave zyrtare, të cilat nëse vërehen në tubime gjatë fushatës zyrtare, mund të denoncohen nga qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska sqaroi se denoncimi duhet të jetë i shoqëruar me dëshmi vizuale apo edhe audio të dëshmitarëve.

“Që të ngritët procedurë, nuk është e nevojshme vetëm fjala, por duhet të shoqërohen me dëshmi konkrete si fotografi apo deklarata nga dëshmitarët, derisa bëhet fjalë për keqpërdorim të resurseve shtetërore në fushatën zgjedhore”, tha Ivanovska.

Nga atje kanë kujtuar se në periudhën parazgjedhore nuk guxohet të fillohet për pagesa të pagave, pensioneve, ndihmave sociale nëse ato nuk janë të rregullta.

Meqë fushatat zgjedhore nga tash do të financohen nga buxheti shtetëror, Antikorrupsioni është duke ndjekur edhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre nga kandidatët. Nga atje shtuan se deri tash nuk është denoncuar parregullsi në këtë pjesë.

Për shkak të kësaj, revizion ndaj mënyrës së shfrytëzimit të mjeteve të buxhetit, do të realizojë edhe Enti Shtetëror për Revizion, dhe më pas do të publikojë raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button