Turqia ka kërkuar nga RMV-ja që të ndërmarrë masa kundër “Fetos”

Turqia ka kërkuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) që gjatë ditëve në vijim të ndërmarrë masa kundër personave të lidhur me organizatën “Feto”, të cilin pushteti në Turqi e kanë shpallur si organizatë terroriste. Pas takimit që u realizua ndërmjet ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe homologut të saj, Hullusi Akar, ky i fundit ka vlerësuar se ekzistimi i “Fetos”, i dëmton raportet bilaterale RMV-Turqi, transmeton Portalb.mk.

“Shpresoj se gjatë periudhës që vijon do të ndërmerren masa konkrete që të dy shtetet të çlirohen nga kjo organizatë terroriste, sepse ajo i dëmton raportet ndërmjet dy shteteve. Në një farë forme e saboton edhe miqësinë tonë dhe raportet vëllazërore që i kemi”, tha Akar.

Në lidhje me këtë, ministrja Shekerinska ka premtuar se do të gjejë zgjidhje për këtë problem aq të rëndësishëm për Turqinë.

“Ne kemi biseduar për çështje që janë të rëndësishme për njërin apo shtetin tjetër, dhe kështu do të vazhdojmë të bisedojmë edhe në të ardhmen”, tha Shekerinska.

Shkerinska shtoi se solidaritetin e Turqisë duhet ta kthejmë disi, ndërkaq vlerësoi se kjo çështje nuk beson se do ta rrezikojë ratifikimin e anëtarësimit të RMV-së në NATO nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button