E kemi vetëm gjysmën e numrit të nevojshëm të  zjarrfikësve

Vendi ka në dispozicion vetëm gjysmën e numrit të nevojshëm të zjarrfikësve profesionalë në njësitë zjarrfikëse territoriale, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në fund të vitit të kaluar kemi pasur 747 zjarrfikës, ose një në 2,778 banorë. Standardet që janë përshkruar në Ligjin për zjarrfikje, megjithatë, kërkojën se duhet të ketë një zjarrfikës në më shumti 1.500 banorë, ose të paktën 1,383 zjarrfikës profesionalë sipas vlerësimit aktual për popullsinë të Entit shtetëror të statistikës.

Në vend ka 30 brigada rajonale zjarrfikëse që e mbulojnë territorin e 80 komunave, ndërsa 14 prej këtyre njësive janë forca republikane zjarrfikëse, gjegjësisht veprojnë në tërë territorin për të shuar zjarre të mëdha. Sipas Ligjit për zjarrfikje, komunat më të vogla deri në 10.000 banorë duhet të kenë të paktën nëntë zjarrfikës, ose një në 1.111 banorë, ndërsa komunat me më shumë se 24.000 banorë një zjarrfikës profesional në çdo 1500 banorë.

Mungesë ka në të gjitha njësitë territoriale të zjarrfikjes. Sipas Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, në Shkup, me 18 punësime të reja, brigada e zjarrfikësve këtë vit ka 194 punonjës, ndërsa duhet të ketë 392 zjarrfikës. Njësia në Kumanovë, e cila, si ajo e Shkupit, është pjesë e forcave republikane, ka 50 zjarrfikës, ndërsa u nevojiten të paktën edhe aq. Gjysmën e personelit të nevojshëm e ka në dispozicion edhe njësia zjarrfikëse në Koçan, ndërsa Veles ka 15 nga 40 zjarrfikës që duhet t’i ketë.

Krahas njësive teritorijale zjarrfikëse, të cilat i formojnë komunat, në Maqedoni funksionojnë edhe shoqata vullnetare të zjarrfikësve, prej ku me kërkesë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim komunat rekrutojnë zjarrfikës sezonalë dhe njësitë zjarrfikëse  për industri të caktuara të cilat punojnë me substanca të ndezshme dhe eksplozive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button