Xhaferoski: Zjarret janë akt i organizuar terrorizmi kundër natyrës

Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferoski e takuam në Shkup midis dy daljeve në terren ku digjen zjarre, në të gjithë shtetin. Për “Meta.mk”, ai flet për vënien e zjarreve në periudhën parazgjedhore si një “formë të re terrorizmi”, transmeton Portalb.mk.

Përshtypja është se gjysma e Maqedonisë po digjet nga zjarret këto ditë …

Dje patëm një ditë dramatike. Deri në mesnatë pranoja informacione për vënie të zjarreve të reja. Aktualisht ka disa zjarre aktive – në Rankovc, në komunën Dollnen në afërsi të fshatit Cërnilishtë, në rajonin e Kriva Pallankës, në Petralicë, patëm aksion pranë Maqedonski Brod në Samokov, ku aeroplanët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim realizuan një veprim vërtetë heroik, në një situatë shumë dramatike, e penguan përhapjen e një zjarri që ishte ndezur qëllimisht në drejtim të fabrikës së armëve.

Thoni se zjarrvënia është e qëllimshme. A është informacioni i saktë?

– Po, për shkak se në të njëjtin vend paraprakisht e shuam një zjarrë gjithashtu të ndezur qëllimisht, por këtë herë zjarrin e ndezën shumë afër fabrikës në të cilën ka mjete shpërthyese dhe municion. Njëkohësisht, janë ndezur katër zjarre në rajonin e Krushevës ku ka intervenuar ARM me helikopterë. Ndërkohë që ne e shuanim njërin nga zjarret e ndezura në fshatin Norovë, ata ndeznin zjarr të ri edhe te fshati Vrbovec, piromani u kap në vendin e ngjarjes dhe tani atë janë duke e përpunuar MPB dhe Prokuroria.

A mundet ekzekutori të justifikohet se e ka djegur kashtën në fushë?

Jo, sepse ajo është e kapur në vend të tillë, në mes të pyllit të dendur, larg çdo fushe, në terren të paarritshëm dhe është kapur duke ndezur zjarrin.

Me sa duket zjarre ndizen pyjore qëllimisht?

Në rrethana të tilla, në temperatura relativisht të ulëta gjatë natës të cilat në pyjet më të dendura janë edhe minus, ku as edhe rrezet e diellit nuk depërtojnë, zjarr i tillë mund të ndizet vetëm nëse hidhet benzinë, naftë, ndërsa zjarret, për fat të keq, janë ndezur në pyje shumë të dendura, të vjetra dhe të vlefshme. Ndodh që zjarri shfaqet gjatë natës, në terren të paarritshëm, në mot të ftohtë në pyll shumë të dendur, dhe njëkohësisht ka disa zjarre të tilla.

A keni ndonjë njohuri për motivimet e ekzekutorëve, duke pasur parasysh se kjo është periudha parazgjedhore, dhe tashmë kanë dalë komente se zjarret janë të motivuara politikisht.

Nuk dua të besoj, por gjithnjë e më shumë fakte po tregojnë se zjarret e ndezuara janë të motivuara politikisht. Djegia sistematike në vazhdimësi, në vende të ndryshme në mbarë vendin, krejt kjo tregon se ekziston qëllim për të shkaktuar panik dhe pakënaqësi në mesin e popullatës, por dhe mungesë të vetëdijes se dikush e shkatërron natyrën, e shkatërron ekosistemin në të cilin edhe ai vetë jeton, e djeg vendin e vet. Kjo që po ndodh është një lloj i ri i terrorizmit – terrorizëm i drejtuar kundër natyrës, që e kërcënon sigurinë e përgjithshme. E pamë atë që ndodhi vitin e kaluar në Athinë, ku aq shumë njerëz vdiqën nga zjarret pyjore. Kam iniciuar ndryshime urgjente edhe të Kodit Penal dhe të Ligjit për Pyjet, për të përcaktuar dhe sanksionuar vendosjen e qëllimshme e zjarreve në pyje, si akt të terrorizmit, me dënime më të larta. Sepse, cili është dallimi nëse dikush vendos një bombë dhe vret njerëz dhe ajo nëse dikush e vendos një zjarr ku do të digjen dhjetra, qindra njerëz? Duhet të jemi të rreptë dhe të sanksionojmë krimet e tilla! Por, shoqëria jonë gjatë tridhjetë viteve të fundit i ka humbur seriozisht vlerat, ka dështuar në planin e ngritjes së vetëdijes së qytetarëve të saj që nga mosha më e re se si të sillen ndaj natyrës, ndaj pyjeve, t’i edukojë ata për rreziqet nga zjarret.

Tetë persona janë ndaluar për zjarret. A janë kapur në vendin e ngjarjes, duke i ndezur zjarret?

– Që nga fillimi i ndalesës për lëvizje ka patrullime nga MPB, nga Pyjet kombëtare dhe të gjitha institucionet relevante janë në terren. Arratisja nga vende të tilla nuk është e lehtë. Që nga shkurti, kur filluan rastete e para sporadike të zjarrvënies e deri më tani janë arrestuar tetë persona, por nga një marsi e deri tani aeroplanët e Drejtorisë për shuarjen e zjarreve nuk kanë pushuar fare! Sa herë që kemi vit zgjedhor, kemi zjarre të forta, katastrofa. Në vitin 2017, kur ishin zgjedhjet lokale pothuajse na u dogj vendi. Vitin e kaluar s’kishim zgjedhje, s’kishim as zjarre. Tani fillon fushata, fillon djegia e pyjeve. Duhet të ulemi dhe seriozisht të mendojmë për atë që po na ndodh, çka na mungon, si shoqëri, përse lejuam të na ndodhë kjo formë, deri tash e paparë, e terrorizmit. Pasojat do t’i ndjejmë në 50-60 vitet e ardhshme edhe atë në gjithë terrritorin e vendit.

A ka Maqedonia aftësi për t’u përballur me katastrofa të këtyre përmasave?

Ajo që e gjetëm si sistem të menaxhimit me kriza është me të vërtetë në gjendje të mjerueshme dhe Qeveria vendosi të bëhet reformë e plotë e këtij sistemi. Për këtë jemi duke punuar së bashku me Komisionin Evropian, prej ku kërkuam të na bëjnë auditim, ndërsa më 6 maj e presin Drejtorin e mbrojtjes civile të BE në Shkup i cili do ta sjellë raportin përfundimtar me udhëzimet për reformën e sistemit. Tridhjetë vjet, e sidomos 12-13 vitet e fundit jo vetëm që nuk është investuar në këtë sistem, por ai është shkatërruar me vetëdije. Pajisjet që shaktërrohen, politika e gabuar kadrvike, mbyllja dhe shkatërrimi i Qendrës së vetme për trajnim për mbrojtje dhe shpëtim në vitin 2016, janë tregues të një politike të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button