RMV, pas presidencialeve do të publikohet edhe raporti i Revizionit për Referendumin e 2018-s

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në vazhdën e takimeve të tija me trupa kontrollues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka realizuar takim me drejtorin për Entin Shtetëror të Revizionit (ESHR), Naser Ademi, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Entit Shtetëror për Revizion, Naser Ademi dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani
Drejtori i Entit Shtetëror për Revizion, Naser Ademi dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Pas takimit Ademi ka deklaruar se pas zgjedhjeve presidenciale do të publikohet edhe raporti i Revizionit për Referendumin e 30-shtatorit të 2018-s.

“Para 30 ditësh ne kemi nënshkruar Memorandum me KSHZ dhe KSHPK, veçanërisht për këto zgjedhje. Kandidatët tashmë i kanë dorëzuar te ne xhirollogaritë, këtë duhet ta bëjnë edhe mediat. Këto zgjedhje do të jenë më interesante, sepse për herë të parë po financohen nga mjetet shtetërore. Dhe pas këtyre zgjedhjeve, ne do të publikojmë edhe raportin për Revizionin e Referendumit të 2018-s”, tha Ademi.

Ai njoftoi se do të ndryshohet edhe ueb faqja e ESHR-së dhe mënyra e publikimit të raporteve.

“Ne jemi duke e ndryshuar edhe mënyrën e publikimit të raporteve. Kemi një projekt të ri me “Vestminiter”, ku deri ka fundi i muajit do të kemi edhe ndryshim të uebfaqes me çka edhe ndryshim të mënyrës së publikimit të raporteve”, tha Ademi.

Ademi sqaroi se ESHR-ja është përgatitur për Skriningun, për të marrë pjesë aktive në hapjen e Kapitullit 32, ku Komisioni Evropian kërkon që ESHR-ja të jetë kategori kushtetuese që ne të jemi institucion i pavarur.

Drejtori i Entit Shtetëror për Revizion, Naser Ademi dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani
Drejtori i Entit Shtetëror për Revizion, Naser Ademi dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Bujar Osmani sqaroi se është duke u bërë përpjekje që raportet e Revizionit të shtjellohen edhe në Kuvend nga deputetët, që mos të ikin detajet.

“Bëhet përpjekje që raportet e Revizionit të shqyrtohen ndërmjet grupeve të opozitës dhe shumicës në Kuvend, me qëllim që asnjë detaj të mos ik pa u shqyrtuar. Kjo nuk bëhet që të njollosen institucionet, por të vetëdijesohen ato për rëndësinë e ruajtjes së fondeve publike”, tha Osmani.

Osmani sqaroi se ESHR-ja është shtylla e çdo institucioni i cili është duhet të detektojë anomalitë që ekzistojnë në institucione gjatë përdorimit të fondeve shtetërore, por edhe për krijimin e sistemit për të penguar këto anomali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button