Dha dorëheqje presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika

Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, ka dhënë dorëheqje pasi me javë të tëra janë mbajtur protesta kundër rikandidimit të tij.

Z. Bouteflika, i cili ka qenë në pushtet për 20 vjet, anuloi planin që të kërkojë një mandat të pestë, ndërsa kundërshtimi ndaj sundimit të tij u rrit.

Ushtria e fuqishme algjeriane kishte bërë thirrje që 82-vjeçari të shpallet i paaftë për kryerjen e detyrave të tij.

Buoteflika u sëmurë para gjashtë vjetësh dhe shumë rrallë u shfaq në publik që prej asaj kohe.

Ai bëri një paraqitje të rrallë në televizionin shtetëror për të hequr dorë nga kandidimi i sërishëm, disa orë pasi shefi i ushtrisë, gjenerali Ahmed Gaed Salah, i bëri thirrje atij që të largohej menjëherë nga zyra.

Pas kumtimit të lajmit për dorëheqjen e tij, qindra njerëz festuan në rrugët e kryeqytetit duke kënduar dhe valvitur flamurin kombëtar.

Sipas kushtetutës, kryetari i Senatit duhet të marrë përsipër detyrën e kreut të përkohshëm të shtetit derisa të mbahen zgjedhjet e reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button