Nuk po i vjen fundi epidemisë së fruthit, për një javë janë sëmurë 109 persona

Në afat prej një jave janë paraqitur gjithsej 109 raste me fruth, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, 49 janë nga Shkupi, ku 89.8 prej tyre janë nuk janë vaksinuar plotësisht, nuk janë vaksinuar ose janë vaksinuar me status të panjohur të vaksinimit, transmeton Portalb.mk.

Nga fillimi i epidemisë në Shkup nga dhjetori i vitit të kaluar, janë regjistruar 767 raste me fruth, nga të cilët 575 janë të lidhur në mënyrë epidemiologjike dhe të paraqitur në Shkup.

“Sipas vendbanimit, raste të fruthit janë regjistruar në 20 qytete të Maqedonisë, prej tyre 521 raste në Shkup, 63 në Tetovë, 61 në Kumanovë, 27 në Strugë, nga 18 raste në Gjevgjeli dhe Dibër, 15 në Gostivar, 12 në Veles, 11 në Kërçovë, nga 4 në Koçan dhe Shtip, ndërsa në 9 qytetet tjera regjistrohen raste sporadike. Të dhëna më të larta prej 100.000 banorë janë regjistruar në Strugë”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga fillimi i epidemisë në Shkup, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar deri në moshën 14-vjeçare që kanë marrë vaksinën me dozën e parë dhe të dytë përfshin 11.475 fëmijë. Në pjesën e mbetur të shtetit, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve të fëmijëve deri në moshën 14-vjeçare me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës përfshin 6.776 fëmijë.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në moshën 14-vjeçare me vaksinën MRP nga fillimi i epidemisë në gjithë vendin përfshin 18.251.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button