Sulmohet automjeti zyrtar amerikan në Peshavar

Dy persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë u plagosën pasi një automobil me eksploziv goditi automjetin zyrtar amerikan në Peshavar, Pakistanin veriperëndimor.

Automobili amerikan u sulmua pasi doli nga konsullata e SHBA-ve. Të plagosurit janë të huaj, ndërsa ende nuk dihet nacionaliteti i të pësuarve.

Në rajonin e sulmit gjenden disa përfaqësi të huaja, mes tjerash edhe të Kombeve të Bashkuara. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button