Ronaldo: Zidane di të punojë në mënyrë inteligjente

Pas kthimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit të Real Madridit, rrjeti televiziv francez RMC Sport 1 do të transmetojë një dokumentar ekskluziv, “Zidane Real Madrid”.

Prodhuesit e dokumentarit kanë mbledhur dëshmi nga lojtarët dhe personalitetet e tjera që kanë punuar në vitet e fundit me trajnerin, duke përfshirë Cristiano Ronaldin dhe Sergio Ramosin, komentet e të cilit janë zbuluar përpara transmetimit të programit, transmeton Telegrafi.

Gjatë kohës së tij në Madrid, Zidane arriti të bindë Ronaldon që të mos luajë çdo minutë të çdo loje në mënyrë që të sigurohet se sulmuesi portugez do të arrinte në pjesën e fundit të sezonit në formën më të mirë fizike.

Dhe 34-vjeçari thotë se trajneri francez ishte i pari që e bindi për domosdoshmërinë e rotacionit.

“Unë mendoj se Zidane e di se si ta menaxhojë ekipin në një mënyrë inteligjente. Kjo nuk është një situatë e lehtë sepse të gjithë lojtarët duan të luajnë shumë, por ai e di se si të punojë në një mënyrë inteligjente dhe të t’i përfshijë të gjithë lojtarët”, tha sulmuesi i Juventusit, Ronaldo.

Theksojmë se portugezi nën menaxhimin e francezit ka fituar të gjitha trofetë e mundshme në karrierën futbollistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button