Fushata zgjedhore, Pendarovski në Konventë në Shkup, Siljanovska në Kavadar dhe Negotinë, Reka në Haraçinë

Kandidatët presidencial e kanë vazhduar fushatën në kuadër të së cilës i paraqesin programet e tyre.

LSDM do të mbajë Konvetentë në Shkup ku do të prezantohet kandidati i përbashkët Stevo Pendarovski, ndërsa kandidati presidencial i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Gordana Siljanovska- Davkova sot do të paraqitet para qytetarëve të Negotinës dhe Kavadarit.

Kandidati i pavarur Blerim Reka, sipas paralajmërimeve sot do të mbajë takim me qytetarët në fshatin Haraçinë në orën 19:00, ku përveç tij, fjalime do të mbajnë edhe përkrahësit e tij, lideri i Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela dhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Fushata zyrtarisht ka filluar pardje, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill pas së cilës pason heshtje zgjedhore para ditës së votimit.

Tre kandidatët për president shteti kanë premtuar fushatë të qetë dhe korrekte me vizitën e pothuajse gjitha vendeve të populluara. Ata pardje e kanë filluar fushatën- Pendarovski nga Prilepi, Siljanovska nga Ohri dhe Reka nga Shkupi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button