Hahn: Rekomandojmë çeljen e fazës parapërgatitore për negociatat me Shqipërinë

Tablloja e një Europe me probleme u shfaq përsëri në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian, ku pas diskutimeve të gjata për Brexit i erdhi radha të fliste komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn, për vendet që duhet t’i bashkohen unionit, transmeton Top Channel. 

Komisioneri Hahn për herë të parë shpalosi se cili do të jetë rekomandimi i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: “Ne duhet të shohim tek një perspektivë afatgjatë dhe ne në Komisionin Europian në fund të majit do të prezantojmë progres-raportin për çdo vend në rajon, duke përfshirë edhe Turqinë. Në bazë të asaj që ne kemi vërejtur, do të bëjmë rekomandimin për Maqedoninë e Veriut, gjithashtu Shqipërinë, që këto vende duhet të nisin fazën parapërgatitore për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe kjo do të bëhet zyrtarisht”.

Prerë dhe hapur, komisioneri Hahn kërkoi nga vendet e parlamenteve europiane t’i mbajnë premtimet për vendet e Ballkanit: “Jam i bindur se partnerët tanë përmbushin kriteret, atëherë ne përballemi me kredibilitetin dhe përgjegjësinë tonë, pra topi mbetet në fushën tonë. E kështu, kur partnerët tanë i plotësojnë kriteret për çeljen e negociatave, atëherë ne duhet të reagojmë pozitivisht”.

Mesazhi i komisionerit Hahn ishte i qartë. Në rast se vendet europiane nuk do t’i hapin dritën jeshile zgjerimit, atëherë të tjera forca janë të gatshme të përmbushin qëllimet e tyre: “Janë edhe të tjera fuqi politike në lojë. Si përshembull Rusia, Kina ka influencen e saj sikurse Turqia dhe vëndet arabe përfshi edhe të tjerë . Ne nuk duhet të dëgjojmë frikërat tona, padi nëse flasim në terma ekonomik, ne duhet ta marrim në konsideratë Ballkanin, pasi 75% e investimeve të huaja atje vijnë nga vëndet antare, të BE”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button