Katër viktima nga rrëzimi i aeroplanit privat në Maqedoninë e Veriut

Aeroplani i vogël i tipit Cesna P210N, i cili ishte zhdukur pasditen e sotme nga sistemi i radarit, është gjetur i rrëzuar në vendin e quajtur “Sollunska gllava”. Përveç mbetjeve të aeroplanit janë gjetur edhe trupat e pajetë të katër udhëtarëve, të gjithë shtetas bullgarë, informojnë nga Agjencia e Aviacionit Civil, transmeton Alsat M. 

Mbetjet e aeroplanit janë gjetur nga helikopterët dhe ekipet e shpëtimit të MPB-së. Aeroplani i vogël ishte nisur nga Ohri drejt Sofjes, ndërsa në orën 16:16 kishte humbur kontaktet me radarët.

Paraprakisht, drejtori i bordit drejtues të M-NAV, Nikollçe Taseski informoi se në orën 16:16 minuta është humbur nga sistemi i radarit të kontrollit të fluturimeve. Kontakti është humbur në perëndim të “Sollunska Gllava”, ndërsa dy helikopterë të policisë ishin në kërkim të aeroplanit të humbur.

Me gjetjen e mbetjeve të aeroplanit, siç informojnë nga AAC, përfundon dhe aksioni për kërkim dhe shpëtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button