Iran, rritet në 57 bilanci i viktimave nga përmbytjet

Është rritur në 57 bilanci i të vdekurve si pasojë e katastrofës së përmbytjeve që ka përfshirë rajone të shumta të Iranit, njoftoi Qendra e Emergjencave e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për median shtetërore të Iranit, zëdhënësi i qendrës Muxhteba Halidi tha se 478 persona aktualisht janë të lënduar si pasojë e përmbytjeve, prej të cilëve 430 gjenden për trajtim në spitale.

Ndërkohë, agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA raportoi se përmbytjet kanë shkaktuar mbylljen e qarkullimit rrugor në 620 fshatra, ndërsa 350 ura dhe kanale ujore janë rrënuar si pasojë e reshjeve në 48 orët e fundit.

Ndryshe, Irani tashmë dy javë është përfshirë nga reshje intensive dhe përmbytje që kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button