FAO: Të paktën 113 milionë njerëz në botë janë të uritur

Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se 113 milionë njerëz në botë kanë problemin me urinë akute, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim (FAO) publikoi raportin vjetor për krizën e mungesës së ushqimit në botë.

Raporti thekson se gjatë vitit të kaluar njerëzit që më së shumti janë ballafaquar nga kërcënimi i vdekjes nga uria u regjistruan në Jemen, Republikën Demokratike të Kongos, Etiopi, Sudan, Sudanin Jugor, Nigeri dhe Siri.

Në këto tetë shtete rreth 72 milionë njerëz u ballafaquan me urinë. Shkaqet kryesore të krizës janë luftërat, problemet ekonomike, katastrofat natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe kushtet e vështira të jetesës.

Më tej raporti thekson se 113 milionë njerëz në 53 shtete të botës janë në pritje të ndihmës urgjente në ushqim.

Një vit më parë në botë nga uria vuanin 124 milionë njerëz.

Situata më e vështirë aktualisht përshkruhet në Jemenin e përfshirë nga lufta, ku nga uria vuajnë 15,9 milionë njerëz. Në Kongo 13,1 milionë njerëz, kurse në Afganistan 10,6 milionë njerëz vuajnë nga uria.

Kombet e Bashkuara posaçërisht paralajmërojnë se bota vazhdon të përballet me problemin e madh të kequshqyerjes të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button