ANALIZË: Revizorët kanë konstatuar parregullsi edhe në Komunën e Bogovinës dhe Makedonski Brodit

Përveç në komunat Kisella Vodë dhe Haraçinë, është bërë revizion edhe i punës financiare të komunave Bogovinë dhe Makedonski Brod. Fokusi ishte në buxhetet komunale dhe mënyrën e mbushjes dhe zbrazjes së arkës, prokurimeve publike, punësimit, procedurave të tenderimit, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Si është mbushur dhe harxhuar buxheti i komunës së Bogovinës….

Mendim jo të favorshëm të revizionit kanë dhënë revizorët për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2017 dhe mbi çështjet që lidhen me përputhshmërinë e veprimtarive, transaksioneve financiare dhe informacionit me legjislacionin pozitiv dhe komunën e Bogovinës. Pasqyrat financiare janë përgjegjësi e tre kryetarëve të komunave, Hazbi Idrizi, nga marsi 2013 deri në maj 2017, Lumturije Ilazi nga korriku 2017 deri në nëntor 2017, dhe Albon Xhemaili nga nëntori 2017 deri në fund të vitit 2017, nën thjerrë ka qenë Buxheti për vitin 2017, dhe është konstatuar se ky buxhet komunal nuk ka realizuar të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara, dhe më së shumti vërehet tek “të  hyrat tjera jo-tatimore” dhe në vijën “shpenzimet kapitale”.

“Raporti vjetor për punën e komunës nuk është i plotë, gjë që redukton transparencën në lidhje me punën e komunës. Nuk ka të ardhura nga tarifat e pastërtisë publike për shkak të mos miratimit të Vendimit nga Këshilli për shumën e të njëjtit dhe mos miratimit të Programit për pastërtinë e publike”, pohojnë revizorët.

Revizorët konstatojnë mungesën e kontrolleve të brendshme gjatë procesit të buxhetimit që janë të rëndësishme për hartimin e plotë, përgatitjen dhe miratimin e buxhetit komunal.

“Udhëzimet e dhëna nga Qarkorja e Ministrisë së Financave për zhvillimin e programeve zhvillimore nuk respektohen, nuk ka dallim në mes kompetencave dhe përgjegjësive të punonjësve në procesin e buxhetimit, sepse buxheti përgatitet nga një këshilltar për planifikimin dhe organizimin e buxhetit në departamentin për koordinimin e buxhetit. Detyrimet që transferohen nga viti aktual në vitin e ardhshëm nuk merren parasysh. Transparenca nuk është siguruar në procesin e hartimit dhe miratimit të buxhetit, pra nuk ka takime të organizuara në komunitetet lokale për shqyrtimin e projektbuxhetit”, pohojnë revizorët.

Është interesante që gjatë projektimit të buxhetit për vitin 2017, të ardhurat parashikohen me një rritje prej 105% në krahasim me buxhetin e realizuar në 2016. Në fund të vitit 2017 të ardhurat u realizuan me vetëm 32.35% dhe shpenzimet me 31,24%.

“Gjatë vitit nuk ka pasur rebalanc të buxhetit për të harmonizuar të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore me ato të planifikuara. Shpenzimet kapitale u realizuan me vetëm 11.48% në vijën “të ardhura të tjera jo-tatimore”, realizimi arriti në 2.73%”  thuhet në raport.

Dobësi janë konstatuar në mbledhjen e të ardhurave në bazë të taksave të pronës dhe taksave komunale për firmë, kështu që në raport, ndër të tjera, thuhet:

“Rrezik që deklaratat e paplota dhe të pasakta të tatimit të regjistrohen në regjistrin e tatimpaguesve, regjistër jo i plotë i pasurive të paluajtshme për shkak se nuk llogaritet dhe nuk aplikohet tarifa e pronësisë mbi tokën me të cilën disponojnë tatimpaguesit, nuk janë marrë masa për dorëzimin e paralajmërimeve për borxhin e papaguar dhe vendimeve për pagimin e detyruar që nuk është në pajtim me Ligjin për tatimin në pronë”, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vitit 2017, sipas gjetjeve të revizorëve, janë bërë pagesa në baza të ndryshme që nuk janë mbështetur nga dokumentacioni i nevojshëm, kështu për shembull, janë shpenzuar rreth 8.300 euro për furnizimin me materiale zyre, 12.000 euro janë shpenzuar për karburant dhe vaj për automjetet dhe për përfaqësime rreth 6.700 euro –fatura për shërbime hotelierike, por pa përshkruar dhe specifikuar llojin dhe arsyen e këtyre shërbimeve.

“Portalb” tashmë ka analizuar raportet e revizorëve për komunat e Kisella Vodës dhe Haraçinës, ku janë identifikuar disa dobësi dhe gabime në menaxhimin e arkës komunale, duke kryer prokurime publike dhe angazhimin e punonjësve të përkohshëm në administratën komunale.

Si është mbushur dhe harxhuar buxheti i komunës së Makedonski Brodit…

Të ardhura dhe shpenzime të parealizuara, devijime tek linja (zëri) “të hyrat tjera jo-tatimore” dhe tek “shpenzimet kapitale”, Buxheti për vitin 2017 pa pjesën e zhvillimit, përdorimi i automjeteve zyrtare pa urdhëresa, mungesë të rregullores për ndarjen dhe përdorimin e përfaqësimeve, këto janë vetëm një pjesë e gjetjeve të revizionit në komunën e Makedonskit Brodit. Raporti për performancën financiare të komunës ka të bëjë për vitin 2017 dhe pasqyrat financiare janë përgjegjësi e kryetarëve të komunave Milosim Vojnovski që drejtoi komunën nga prilli 2005 deri në fund të tetorit 2017 dhe Zhivko Siljanovski nga fillimi i nëntorit deri në ditën e realizimit të revizionit.

Sipas revizorëve, gjatë miratimit të buxhetit, janë plotësuar afatet dhe është themeluar një sistem i kontrollit të brendshëm, por një sërë dobësish janë identifikuar në planifikimin e të hyrave dhe shpenzimeve në arkën e komunës.

“Praktika e vendosur ishte planifikimi i transferit të kapitalit të kryhej në bazë të udhëzimeve me gojë për dhënien e fondeve nga nivele të tjera të qeverisjes. Dobësitë në planifikimin e të hyrave dhe shpenzimeve në procesin e buxhetimit kontribuojnë në një devijim të ndjeshëm të planifikuar nga të hyrat dhe shpenzimet e realizuara”, pohon revizori dhe gjen dobësitë gjatë evidentimit të tatimeve.

“Për përcaktimin dhe mbledhjen e tatimeve në komunë, është përdorur programi LTAS, i cili është në përdorim që nga viti 2006, por nuk është mirëmbajtur dhe përmirësuar nga ekspertët sepse nuk ka pasur kontratë për mirëmbajtje. Kjo tregon rrezikun e humbjes së të gjithë bazës së të dhënave të të gjitha tatimeve”- thuhet në raport.

2017, të hyrat në buxhetin komunal u realizuan me 56.2% dhe shpenzimet me 53.8%, ku në pjesën e shpenzimeve dështim më të madh ka tek shpenzimet kapitale, me normë realizimi prej 46.9%. Në vitin 2017 komuna ka funksionuar pa Program për rregullimin e tokës ndërtimore.

“Mos miratimi i Programit vjetor për punën në fushën e menaxhimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë ndikon në menaxhimin e vetë tokës ndërtimore”- theksojnë revizorët.

Komuna e Makedonski Brodit paraqitet si e pandehur për baza të ndryshme në 37 procedura gjyqësore të iniciuara në të cilat kërkohet pothuajse 423.000 euro nga komuna.

“Deri në datën e revizionit, rezultati përfundimtar nga procedurat gjyqësore është i panjohur dhe ekziston paqartësi për barrë shtesë mbi shumën e vlerësuar nga interesat dhe shpenzimet gjyqësore”- theksojnë revizorët.

Edhe në këtë komunë zbulohen mospërputhje gjatë përdorimit të automjeteve zyrtare.

“Revizorëve nuk u janë paraqitur dokumente nga të cilat është e mundur të perceptohet justifikimi për shpenzimin e karburantit të blerë për automjetet zyrtare në shumën totale prej 254 mijë denarë (4.130 euro). Një pjesë e faturave kanë të bëjnë me pagesën mjeteve për karburant për përdorimin e automjeteve që nuk janë në pronësi të komunës”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button