Nuk ka dëshmi se murtinasit e kanë vendosur transparentin me porosi për Zaevin

Burimi: KriThink

Para nesh, kemi një artikull tendencioz, qëllimi i të cilit nuk është asgjë tjetër veçse me çdo kusht të dëmtohet reputacioni i kryeministrit, Zoran Zaev, dhe për ta arritur këtë qëllim, përdoren goditje të ulëta.

Bëhet fjalë për një tekst shumë të shkurtër – me vetëm tre rreshta dhe një fotografi, ku shihet se në tabelën e hyrjes në fshatin Murtino (prej ku e ka prejardhjen kryeministri), është vendosur një plakat me fotografinë e Zaevit dhe porosinë: “Zoki eja në shtëpi mos u turpëro”. Edhe pse artikulli kategorikisht pohon se transparentin e kanë vendosur banorët e Murtinos, në të nuk ka asnjë dëshmi që do t’i bindte lexuesit se me të vërtetë është kështu.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: MURTINASIT KËRKOJNË TË KTHEHET ZOKI: “Eja në shtëpi mos u turpëro”

Data dhe koha e publikimit: 27.3.2019

Data e recensionit: 27.3.2019

Recenzuese: Simona Atanasova

 

Nuk ka deklaratë nga ata që e kanë vendosur plakatën, e as ndonjë fotografi të atyre për të cilët thuhet se ishin murtinas. Kështu që, publiku nuk mund të fitojë një pasqyrë të qartë se kush dhe pse e ka bërë këtë.

Realisht, transparentin e përmendur atje ka mundur ta vendojë kushdo qoftë. Por, ja le të themi, edhe sikur ta kishte vënë ndonjë banor i fshatit Murtino, kjo nuk do të thotë se i gjithë fshati e ndan mendimin e tij! Nga ana tjetër, ka gjasa të mëdha që dikush qëllimisht ta ketë shkruar këtë dhe ta ketë vendosur mu në atë vend, vetëm që ta njollosë kryeministrin.

Dhe jo vetëm kaq, në tekst janë plasuar edhe një numër akuzash për të cilat nuk ka asnjë dëshmi se janë të vërteta. Nuk është ofruar asnjë dëshmi apo shembull i “gafevedhe gënjeshtrave”  të cilat, gjoja i ka thënë Zaevi.

Duke marrë parasysh numrin e madh të gafeve, të pavërtetave dhe gënjeshtrave, ata kërkuan që bashkëqytetari i tyre të kthehej prapa.

Interesante është ajo se ky artikull shfaqet menjëherë pas duelit televiziv midis kryeministrit Zaev dhe kreut të opozitës, Hristijan Mickoski, kur në një pjesë të portaleve, në mënyrë të orkestruar u shfaqën tekste propaganduese me ide të qartë për ta paraqitur Zaevin si humbës të përballjes televizive. Kështu, i shkruar në stilin e tillë, edhe ky tekst pohon se Zaevi ka pësuar debakël, edhe pse për këto pohime lexuesve nuk u janë ofruar argumente.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button