Tre iPhone OLED do të vijnë në 2020, me madhësi tjera të ekraneve

Gjatë dy viteve të fundit, Apple ka zgjedhur të lansoj tre iPhone të ri me një përzierje të ekraneve OLED dhe LCD.

Megjithatë, në 2020, Apple mund ta ndryshojë këtë dhe në vend të kësaj të lansojë tre iPhone të ri dhe të gjitha këto do të përdorin nga një ekran OLED, transmeton Telegrafi.

Kjo bazohet në një raport nga DigiTimes i cili citon burime nga zinxhiri i furnizimit.

Përveç lansimit të tyre, burimet e DigiTimes po pohojnë gjithashtu se do të kenë madhësi plotësisht të reja.

Raporti pohon se modeli më i vogël mund të shfaqë një ekran prej 5,42 inç, i pasuar nga një ekran 6,06 inç dhe një ekran prej 6,67 inç. Kjo është pak më ndryshe nga ajo që Apple aktualisht ofron për përdoruesit e saj.

Për momentin, iPhone XR përmban një madhësi të ekranit prej 6.1 inç, ndërsa iPhone XS dhe XS Max kanë madhësi të ekranit prej 5.8 inç dhe 6.5 inç respektivisht.

Kjo do të thotë se të paktën dy modele do të shfaqin ekrane më të vogla, ndërsa i treti do të ketë një ekran më të madh, përcjell Telegrafi.

Ka mundësi që këto madhësi të reja të ekranit gjithashtu të nënkuptojnë se ne mund të presim të shohim një dizajn të ri, por saktësisht se çfarë lloj ndryshimesh, është e paqartë.

Ndërkohë, thashethemet e fundit kanë pohuar se iPhone-i i këtij viti do të mbështesë ngarkimin pa tel me dy drejtime, në grup të trefisht kamerash dhe bateri potencialisht më të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button