Vuçiq u ankohet gjermanëve: Taksa e Prishtinës e bllokoi dialogun

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman Peter Bayer dhe Christian Schmitt me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun me Prishtinën.

Duke folur për dialogun e Brukselit ai theksoi se Serbia ishte plotësisht e angazhuar për dialog me qëllim që të arrinte një zgjidhje kompromisi, por sipas tij, Prishtina bllokoi dialogun duke futur taksën mbi mallrat nga Serbia, transmeton Klan Kosova.

Dy deputetët gjermanë të hënën qëndruan për vizitë në Kosovë ku u takuan me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në Prishtinë ata theksuan se janë fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button