Top 5 manipulimet më të mëdha në vitin 2018 për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Aspiratat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO paraqesin angazhim dhe prioritet të lartë strategjik që nga pavarësimi i shtetit. Ato janë lëndë e vazhdueshme e manipulimeve në publik dhe në luftë të pafund ndërmjet partive të mëdha (LSDM dhe VMRO-DPMNE), por edhe nga “lojtarë” tjerë më të vogël në skenën politike (Maqedonia e vetme, E majta dhe skeptikë tjerë të NATO-s).

Shkruan: Igor K.Ilievski

Në këtë shkrim veçojmë listë prej pesë manipulimeve që kanë të bëjnë edhe me rrugën drejt anëtarësimit në aleancën, por edhe rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, të cilat këtë vit kishin jehonë të fuqishme në publik, veçanërisht në mediat e internetit dhe në rrjetet sociale.

  1. “Republika e Maqedonisë (në samitin e NATO-s në Bruksel) nuk mori asgjë më tepër se ajo që ka marrë në vitin 2008”

Zoran Zaev përsëri e gënjen publikun. Republika e Maqedonisë nuk mori asgjë më tepër se ajo që e ka marrë në vitin 2008. Kushtet për anëtarësim në NATO Republika e Maqedonisë i përmbushi në vitin 2008, kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet. (Burim: VMRO-DPMNE, data: 12.07.2018)

Në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, edhe krahas mbështetjes së fuqishme nga SHBA-ja, NATO-ja vendosi që Maqedonisë t’i dorëzojë ftesë menjëherë sapo të arrihet zgjidhje e pranueshme e përbashkët me emrin në kuadër të KB”. Samitit në Bruksel në korrik të këtij viti NATO-ja e ftoi Maqedoninë t’i bashkëngjitet Aleancës, duke e përshëndetur “marrëveshjen historike ndërmjet Athinës dhe Shkupit”: Në vijë me politikën tonë, vendosëm ta ftojmë Qeverinë në Shkup që t’i fillojë negociatat aderuese për t’iu bashkëngjitur Aleancës sonë”.

  1. “NATO-ja kërkon ta ndryshojmë emrin/në NATO mund edhe me emrin kushtetues”

Për shkak Zaevit, tani kusht plotësues nuk është zgjidhja e problemit të cilin Greqia e kishte me emrin tonë, por heqja dorë nga emri Republika e Maqedonisë dhe fshirja e historisë maqedonase, traditës dhe kulturës maqedonase. (Burim: VMRO-DPMNE, data: 12.07.2018)

Pse bëni presion mbi publikun se ky është moment historik për hyrje në NATO, kur faktet flasin se samiti nuk është i nevojshëm nëse anëtaret e NATO-s vendosin ta pranojnë vendin pa shantazhe, në pajtim me Marrëveshjen e përkohshme dhe me aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë së KB? (Burim: Letër e hapur drejtuar liderëve të Republikës së Maqedonisë, data: 19.02.2018)

NATO vendos me konsensus. Çdo vendim për anëtare të re doemos duhet ta aprovojnë të gjithë vendet anëtare. Në rastin e Maqedonisë, pranimin e saj e kundërshtoi Greqia. Qoftë për emrin ose diçka tjetër, përderisa nuk ka pëlqim nga të gjitha anëtaret, NATO-ja nuk mund ta dorëzojë ftesën.

Siç sqaron Ognen Vangellov në tekstin në Oknomë 19.02.2018, disa ditë pas letrës së hapur:

Ky është manipulim klasik me përshkrimin e situatës sepse edhe rezoluta e KB-së nga viti 1993, ashtu edhe Marrëveshja e përkohshme na obligon të gjejmë zgjidhje për emrin me Greqinë përmes ndërmjetësimit të KB-së…hyrja në NATO është e lidhur drejtpërdrejt me zgjidhjen e kontestit të emrit. Deri tani nuk ka pasur sukses askush, dhe as Gjykata e Hagës, për ta ndryshuar atë vendim të NATO-s.

    1. “Do t’i dërgojmë fëmijët në luftë/të humbin jetën/të vrasin për NATO-n/imperialistët“.

(Burim: Maqedonia e vetme, E majta, prof. Biljana Vankovska)

Maqedonia tanimë 16 vite merr pjesë në operacione luftarake jashtë vendit, ndërsa në aspektin statistikor gjysma e “fëmijëve” në ARM kanë qenë në mision. Nga viti 2002 deri sot ARM-ja është në NATO misionin në Afganistan – misioni i Forcave ndërkombëtare të sigurisë – Afganistan (ISAF) deri në vitin 2015, dhe operacioni i ri “Mbështetje e vendosur” nga viti 2015 deri sot. Qeveria e VMRO-DPMNE-së në nëntor 2006 i anuloi pothuajse të gjitha “kufizimet kombëtare” për luftëtarët e Maqedonisë, përfshirë edhe atë se nuk mund të marrin pjesë në operacione luftarake.

      1. Anëtarësimi në NATO do të na kushtojë…“

(Burimi: Zdravko Savaevski, E majta, 11.08.2018, Bojkotoj, Lider 11.07.2018)

Shumat lëvizin nga 1,2 milionë euro në vit për buxhetin e përbashkët të NATO-s deri 400 milionë euro për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, që duhet të jetë 2 përqind të prodhimit bruto vendor, gjë që është angazhim i NATO-s. Por, Maqedonia çdo vit deri në vitin 2008 ka veçuar më shumë se 2 përqind të PBV-së për mbrojtjen, ndërsa pas Samitit në Bukuresh filloi i shkurtimi i buxhetit të mbrojtjes, i cili në vitin 2014 është përgjysmuar dhe deri këtë vit ishte nën 1 përqind të PBV-së. Përndryshe, në nivel vjetor për buxhetin e NATO-s vendi duhet të ndajë afro 600-700 euro.

    1. „NATO në Krivollak do të gjuajë me uranium të varfër”

(Burimi: Kurir, data 16.08.2018, Infomaks, data 24.08.2018)

Ministria e Mbrojtjes menjëherë demantoi se në Krivollak do të përdoret ose asnjëherë nuk është përdorur municion me uranium të varfër, duke akuzuar se përhapen dezinformata para referendumit. NATO-ja, bashkë me ARM-në, stërviteshin në Krivollak nga viti 1993, duke përfshirë stërvitje ushtarake. Asnjëherë deri në gusht të vitit nuk ka pasur akuza se aleatët përdorin municion me uranium të varfër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button