TOP 5 Kundërspine për vitin 2018: Të cilët ishin tema kryesore për spinim

Të mblidhen pesë spine që u despinuan në rubrikën tonë “Kontraspin” është numër i vogël për atë se çfarë ndodhi në vitin 2018, në të cilin e vërteta shtrembërohej me të madhe dhe atë nga të dyja palët. Nën parullat “emrin nuk e japim” ose “emrin e shitët”, megjithatë, ndodhte shtrembërimi kryesor i së vërtetës, a.q. spinim në vitin 2018, ndërsa menjëherë pas kësaj teme vijon spinimi rreth asaj se drejtësia do t’i arrijë të gjithë ato nga koha e “Gruevizmit”. 

Vijon zgjedhja e pesë spineve, karakteristikë për vitin 2018, e të cilat u despinuan në “Vërtetmatësi”-n, të radhitura sipas radhitjes kronologjike nga fillimi i vitit deri në përfundimin e tij:

“Të mirët” dhe “të këqijtë” në Parlamentin i lanë privilegjet

Viti filloi me një temë interesante rreth privilegjeve të deputeteve, të cilat edhe në vitin 2018 mbetën t mëdha, pa marrë parasysh kritikat para se të vijë në pushtet LSDM-ja rreth asaj se si deputetët nga përbërja e mëparshme kanë manipuluar me akte ekzistuese nënligjore dhe ligjore dhe njëkohësisht kanë marrë mijëra euro në emrin e shpenzimeve rrugore gjatë vitit. Nën presionin e fuqishëm të publikut LSDM-ja doemos duhej të nënvizojë ndonjë vijë, mirëpo kjo është bërë në mënyrë që “edhe mishi të piqet edhe helli të mos digjet. “

  1. Gruevski u ankua për gjykimin e tij!?

Para se të aktualizohet emri si temë kryesore në Maqedoni dhe Marrëveshja e Prespës, në focus ishin proceset gjyqësore për aktpaditë e Prokurorisë publike speciale. Një prej spineve kryesore e theksoi aktori kryesore në periudhën 10 vjeçare, i cili shumë shpesh quhej regjim, e ai është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili, paramendoni, në gjyqësinë ende të pareformuar pa kërcënim për drejtësinë që e kërkon para gjykatave, ndërsa gjithë jurisprudencën e quajti “regjim”:

  1. Milionë qytetarë kanë thënë zëshëm “JO”, por askush nuk i ka dëgjuar

Marrëveshja e Prespës ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë e shënoi verën, vazhdoi deri në vjeshtën e thellë dhe ende në formë tjetër, përmes procesit të miratimit të amendamenteve kushtetuese edhe më tutje është një prej aktualiteteve kryesore rreth së cilës spinohet shumë. Por, një pikë nga ky proces disa muajsh – Referendumi më 30 shtator, veçanërisht rezultatet nga ai, ishin shkas për shtrembërime shumë të mëdha të së vërtetës, me ç’rast  pikë kryesore ishte teza se “populli ka thënë zëshëm “jo”:

  1. Policia gjithsesi ka pjesë të madhe të fajit për arratisjen e Gruevskit

Arratisja e Nikolla Gruevskit në Hungari, sikur e pak e veniti temën për amendamentet kushtetuese dhe çështjen e emrit dhe publikut i dha një asht të ri për kafshim (brejtje). Gruevski është marrë vesh me pushtetin – teza e një pjesë më të madhe të publikut në atë moment, e shprehur në rrjete sociale. Gruevski ka arritur t’i mashtrojë – teza e një grupi tjetër më të vogël, gjithashtu e shprehur më së shumti në mediat sociale. Por, pyetja kryesore, e cila, në fakt, do të japë përgjigje për dy tezat paraprake që janë në kundërshtim, është a ka përgjegjësi objektive për mosveprimin e policisë në momentin kritik para dhe gjatë tentimeve për dorëzim të urdhrit për dërgim në vuajtje të dënimit? Pushteti që në fillim thotë – nuk kishim më shumë kompetenca, faji është në vend tjetër. Ky shtrembërim i së vërtetës u demantua vetëm me një lexim i thjeshtë i akteve ligjore dhe nënligjore lidhur me punën e policisë:

  1. Ndotja është e përbashkët – i tillë duhet të jetë edhe e pastrimi

Si edhe çdo vit pas nëntorit, temë e përjetshme në publik është ndotja e ajrit, para së gjithash, në Shkup, Tetovë dhe Manastir, por këtë vit konkurrojnë edhe shumë komuna tjera për shumë vende të ndotura. Kjo “temë e përjetshme” në publik sikur shkop magjik i prekë dhe të dyja partitë më të mëdha politike. Pothuajse s’ka ditë ku VMRO-DPMNE nuk i akuzon këto të LSDM-së se nuk bëjnë asgjë për shëndetin e qytetarëve dhe pastrimin e ajrit të ndotur, se kanë sjellë “kob”, etj. Dhe anasjelltas, këto të LSDM-së të mos e drejtojnë gishtin kah VMRO-DPMNE-ja me akuza se problemin e kanë shkaktuar ato gjatë qeverisjen 10 vjeçare, spse nuk kanë ndërmarrë asgjë. “Vërtetmatësi” e njohu shtrembërimin për këtë temë te të gjitha palët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button