Top 5 dezinformata për arratisjen e Gruevskit

Nga gjithë gama e dezinformatave që u paraqitën për arratisjen e Gruevskit më 11 nëntor, pesë dezinformatat e ardhshme i veçuam si më të mëdha, përkatësisht më flagrantë në pavërtetësinë e tyre, veçanërisht që dalin nga imagjinata e dikujt, nuk kanë kurrfarë lidhje me realitetin dhe u treguan plotësisht të pasakta.

Arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili një dekadë qeverisi në Maqedoni, e testoi profesionalizmin mediatik jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vendin ku u arratis – Hungari, por edhe në vendet të cilat ishin për të stacione rrugore deri në marrjen e azilit në Hungari. Një numër i madh i medieve për shkak të mungesës së informatave zyrtare nga institucionet i janë servuar publikut shkrime, kronika, raporte dhe analiza përplot me spekulime, dezinformata dhe senzacionalizëm. Për shembull, hetimi për mënyrën se si Gruevski iku nga Maqedonia dhe si shkoi në ambasadën e Hungarisë në Tiranë ende zgjat dhe si është realizuar kjo pjesë e arratisjes ende është e panjohur. Por, kjo nuk pengoi që një sërë mediesh të dalin me spekulime dhe të pavërteta dhe atë shumë shpejt pasi u mësua se Gruevski është arratisur.

Nga gjithë gama e dezinformatave që u paraqitën për arratisjen e Gruevskit më 11 nëntor, pesë dezinformatat e ardhshme i veçuam si më të mëdha, përkatësisht më flagrantë në pavërtetësinë e tyre, veçanërisht që dalin nga imagjinata e dikujt, nuk kanë kurrfarë lidhje me realitetin dhe u treguan plotësisht të pasakta.

  1. Gjurma e Gruevskit shpie në vilën e Orbanit

Në zjarrin e ngjarjeve, pas arratisjes së Gruevskit, televizioni 1ТВ publikoi “informatë ekskluzive” se Gruevski gjendet në vilën e kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, e se natën e parë në Hungari e ka kaluar në hotelin “Korintia” në Budapest. Të dyja dezinformatat u demantuan shumë shpejt. Ja videon nga programi televiziv atë natë, ndërsa informata konkrete është nga minuta e 33-të:

  1. Gruevski i fotografuar në pikën kufitare Hani i Hotit

Media shqiptare publikoi fotografi për të cilin pohonte se është fotografuar Gruevski në pikën kufitare Hani i Hotit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, ndërsa mediat maqedonase dhe hungareze e morën pa kurrfarë kontrolle plotësuese. Fotografia është, në fakt, printskrin më i thjeshtë nga videoklipi i bërë para pothuajse një viti, më 21 dhjetor 2017, kur Gruevski nget veturën “Punto” në qendër të Shkupit, në njërën prej protestave të VMRO-DPMNE-së, duke e udhëhequr varganin e makinave të protestuesve në shenjë mbështetjeje të të paraburgosurve për sulmin e dhunshëm në Kuvend më 27 prill.

  1. Gruevski kufirin e ka kaluar i veshur si femër

Ky lajm është shembull për gazetari ping-pong, përkatësisht informatë e publikuar në një shtet, dhe pastaj e marrë gabimisht në një shtet tjetër që në fund, shteti i njëjtë nga i cili rrjedh informata, ta marrë informatën e marrë gabimisht. Profesori maqedonas i drejtësisë Vllado Kambovski në intervistën për portalin “Dua të them” tha se Gruevski “ndoshta me veshje të femrave është fshehur dhe ka ikur nga Maqedonia”. Disa media hungareze e kanë kuptuar profesorin në aspektin e fjalëpërfjalshëm dhe publikuan tekste me tituj senzacionaliste në të cilat thuhet se Gruevski me të vërtetë i ka kaluar kufijtë i veshur si femër. Kaos akoma më i madh u shkaktua kur media maqedonase e morën këtë informatë dhe e plasuan si lajm ekskluziv.

  1. Ka fluturuar me aeroplan të kompanisë “Malev”

“Politika” serbe publikoi se Gruevski ka udhëtuar i kamufluar me syze dhe kasketë dhe se nga Tirana deri në Budapest ka udhëtuar me aeroplanin e kompanisë “Malev”. Aviotransportuesi nacional hungarez “Malev” nuk fluturon nga 3 shkurt 2012, dhe as që ekziston më si firmë. “Politika” e fshiu këtë tekst nga arkiva e saj online.

  1. Gruevski e ka kaluar kufirin me pasaportë bullgare

Televizioni “Tellma” transmetoi informatë nga media hungareze se Gruevski rrugën Shkup-Budapest e ka kaluar me pasaportë bullgare. Dhe kjo u demantua menjëherë edhe nga Ministria e Drejtësisë e Bullgarisë edhe nga Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov, i cili në shkrimin e quajti të rreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button