Para koncertit, Ramë Lahaj u takua me ministrin Ademi dhe kryeparlamentarin Xhaferi (FOTO)

Në vazhdën e koncertit të 4-prillit, e enjte, tenori me famë botërore, Ramë Lahaj është pritur në takime nga ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

Vizita e Lahajt në Kuvendin e RMV-së
Vizita e Lahajt në Kuvendin e RMV-së

Në takimin e sotëm Xhaferi – Lahaj, është shprehur mbështetje dhe dëshiruar sukses në koncertin që do të mbahet në kuadër të “Skenës së muzikës serioze shqiptare” në Operën dhe Baletin e RMV-së.

Ndërkaq në takimin Ademi – Lahaj që u realizua dje në Ministrinë e Kulturës së RMV-së, u bisedua për mundësinë që tenori i shquar i cili interpreton në skenat botërore të operës, të interpretojë edhe para publikut të RMV-së.

Vizita e Lahajt në Ministrinë e Kulturës
Vizita e Lahajt në Ministrinë e Kulturës

Ramë Lahaj është njëri nga këngëtarët më të shquar në gjeneratën e tij, është fitues i çmimit „Operacioni Plasido Domingo“ në vitin 2016. Interpreton me emra të njohur botërisht në skenat e operës në gjithë botën, në mesin e të cilëve: interpretimi në Operën Nacionale të Parisit me Plasido Domingo, në Bolshoj me Sohiev, Operën Nacionale të Finlandës me Helsinki, Operën e Mbretërisë së Danimarkës, si dhe turne ndërkombëtare të koncerteve me Angela Georgiu në Korenë e Jugut dhe në Meksiko me Orquestra Filarmonica de Jalisco.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button