Kandidatët për president Pendarovski dhe Siljanovska sot do t’i vazhdojnë mitingjet, ja agjenda e tyre

Pas tubimeve të mbrëmshme të kandidatëve për president në Shkup nga Blerim Reka, në Ohër Siljanovska dhe në Prilep nga Pendarovski. Tubimet dhe takimet me qytetarët do të vazhdojnë edhe sot, transmeton Portalb.mk.

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski do të takohet me qytetarët e Sopishtes  në orën 15:30 dhe Studeniçanit në orën 17:00, ndërsa mitingje  do të mbajë në Qendër në 18:30 dhe Aerodrom në orën 20:00.

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska – Davkova do të japë deklaratë në sheshin e qytetit në Ohër në orën 10:30 dhe do të marrë pjesë në tubime në Strugë në orën 18:30 dhe Resnjë në orën 20:30.

Ndërsa kandidati tjetër Blerim Reka për sot nuk ka agjendë të caktuar për miting.

Në Ohër do të ketë edhe konferencë të kandidatit për kryetar të Komunës së Ohrit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mitre Milloshevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button