Pendarovski: Jam i gatshëm të jem përfaqësues dinjitoz i qytetarëve, së bashku të shkojmë përpara

Kandidati i përbashkët për president të shtetit Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në shumë vende të banuara, ku u takua me banorët e Pllasnicës, Makedonski Brodit, Dollnenit, Llazanit dhe Krivogashtanit.

Në takimet. Pendarovski me qytetarët ka biseduar për çështjet aktuale, si dhe për nevojën nga një president i cili në mënyrë dinjitoze dhe do të jetë president u duhur për të gjithë qytetarët.

“Jam i gatshëm të jem përfaqësues dinjitoz i qytetarëve i cili do të punojë vetëm në interes të tyre. Këtë e premtoj publikisht para të gjithëve. Obligohem, në mënyrë të palodhshme të punoj në përfundimin e procesit të anëtarësimit tonë në NATO dhe të jem prijës i proceseve reformuese që çojnë deri në anëtarësim në BE. Vendi ynë nuk ka alternativë tjetër dhe shans për rritje më të shpejtë ekonomike dhe zhvillim”, porositi mes tjerash Pendarovski.

Ai bëri thirrje të vazhdojnë ndryshimet pozitive, shteti të mos ngecë, por të vazhdojë përpara drejt zhvillimit, integrimit dhe avancimit, drejt BE-së dhe NATO-s.

“Ndryshimet pozitive që i ndodhin shtetit tonë duhet të vazhdojë. Prandaj ju ftoj, së bashku të vazhdojmë përpara, të bashkuar ndaj një të ardhme më të ndritshme për ne dhe fëmijët tanë. Ejani të gjithë së bashku ta rrumbullaksojmë integrimin euroatlantik të Maqedonisë Veriore dhe të mundësojmë zhvillim të shpejtë, avancim të fuqishëm ekonomik dhe shtet stabil për secilin prej nesh”, bëri thirrje Pendarovski.

Ditën e sotme, kandidati i përbashkët e përmbledh me vizitë në Krushevë në orën 18:00 dhe në Prilep nga ora 20:30 ku do të marrë pjesë në tribunat e hapura me qytetarët.

Stevo Pendarovski, kandidat për president të LSDM-së dhe koalicionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button