Mbaroi edhe një sezonë e dështuar, Kodra e Diellit ka ngelur “në dorë të Zotit”

Më 31 mars mbaroi sezoni i skijimit në qendrën për skijim “Kodra e Diellit” në Tetovë. Qytetarët janë të revoltuar që edhe ky sezon u përmbyll pa u zgjidhur problemet, thonë se Kodra e Diellit “ka ngelur në mëshirë të Zotit”, transmeton Portalb.mk.

Ndonëse edhe këtë vit u zhvilluan disa protesta dhe u kërkua që kompania e cila po menaxhon aktualisht me Kodrën e Diellit, ELEM TURS, të heqë dorë nga menaxhimi, kjo nuk u realizua. Qytetarët thonë se problem kryesor është keqmenaxhimi i kësaj qendre për vite me radhë. Ata shprehen të dëshpëruar që edhe kjo sezonë kaloi pa u përmirësuar diçka.

“Sezoni turistik dimëror që sapo u mbyll e la Kodrën e Diellit në gjendje të mjerueshme, e la në mëshirën e fatit dhe të Zotit. Sot, kësaj qendre i ka humbur shkëlqimi i dikurshëm; rrugët e shkatërruara, ski-liftet e ndryshkur që nuk funksionojnë si duhet, mungesa e shtigjeve të skijimit, mospastrimi i borës nëpër rrugët e vikendshtëpizave, bredhja e qenve endacak (fatkeq) e kanë bërë këtë qendër skijimi fantazmë”, tha Arif Ziberi.

Ndërkaq Hamdi Sulemani nga Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” tha se sezoni i skijimit përfundoi ashtu sikurse përfundoi edhe egzistimi i Kodrës së Diellit në hartat botërore të qendrave për skijim dhe rekreacion.

“Kodra e Diellit një resort të cilin nëse do e kishin gjermanët do fitonin miliona euro, përkundrazi institucionet tona por gjithashtu qytetarët dhe bizneset humbën miliona euro. Kodra e Diellit është një aset e cila po të funksiononte do të lulëzonte gjithë rrethina , por përsëri edhe këtë vit iki pa na dhënë shpresë se diçka do të përmirësohet. Kodra e Diellit mbetet në mëshirë të Zotit dhe askujt tjetër”, tha Hamdi Sulemani.

LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe

Mungesa e investimeve dhe keqmenaxhimi shihen problem kryesor i gjendjes së tanishme të Kodrës së Diellit.

“Dëshpërimi është kryefjala e fjalisë me cilin do të takohesh atje. Të gjithë janë të dëshpëruar edhe për mos investimet e bëra. Çdo kush e ndan mendimin se pikërisht, pushteti aktual edhe pushtetet e kaluara këtë qendër turistike e kanë lënë jashtë çdo programi të tyre për të investuar dhe për ta mirëmbajtur! Zoti e ndihmoftë këtë parajsë turistike”, u shpreh Arif Ziberi.

LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)

Sadik Abdirahimi, udhëheqës profesionist dhe skijator i rregullt, tha se sezoni i dimrit 2018/2019 nuk ishte sezoni që kanë pritur dhe se hotelet dhe restorantet kanë pasur sezonin më të dobët të 5 vjeçarit të fundit. Ai tha se ka pasur shumë pak skijatorë prezent në pistat e skijimit të cilat janë minimalisht të mirëmbajtura, ski-liftet me defekte dhe mungesa e pistave të skijimit.

“Shkaku i gjithë kësaj është mos menaxhimi i mirë i kësaj qendre rekreative sportive. Kjo qendër do të lulëzoj vetëm atëherë kur do ta ketë menaxhimin e mirëfilltë nga struktura të pavarura partiake dhe investitorë vizionarë që prioritet do të kenë zhvillimin e kësaj qendre dhe qytetit të Tetovës”, tha Sadik Abdirahimi.

LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit

Tashmë gati katër muaj, të gjitha pyetjet lidhur me problemet e kësaj qendre skijimi marrin të njejtën përgjigje: pritet analiza e ELEM për Kodrën e Diellit. Megjithatë ELEM ende nuk e ka hapur tenderin për kompaninë që duhet ta bëjë analizën, gjë që premtoi se do ta bëjë gjatë muajt mars, tani pritet brenda këtij muaji.

Edhe teleferiku i prishur Tetovë-Kodër Dielli pret shpëtim nga analiza e ELEM-it, ndërkaq nga ana tjetër, nuk ka kush t’i riparojë as ski-liftet e shekullit të kaluar që pësojnë shumë shpesh dëmtime. Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, kurse ELEM premton sërish se do të jetë gati në sezonin e ardhshëm.

LEXO: Analiza për Kodrën e Diellit, ELEM TURS nuk e ka hapur ende tenderin e premtuar për në muajin mars
LEXO: Reagon iniciativa“Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”, të rehabilitohen 20 km të rrugës Tetovë-Kodër Dielli dhe jo vetëm 15 km
LEXO: Edhe teleferiku i prishur Tetovë-Kodër Dielli pret shpëtim nga analiza e ELEM-it
LEXO:Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm
LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)
LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe
LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)
LEXO: Në Komunën e Tetovës u prezantua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit i cili shkaktoi reagime negative
LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Kërkojmë nga ELEM që të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button