Greqia shet 30 ishujt më të mirë

Greqia zyrtarisht ka nxjerrë në shitje 30 ishujt e saj, duke u munduar t’i shpëtojë falimentimit. I detyruar nga gjendja e vështirë ekonomike, shteti grek ka nxjerrë në shitje apo të jap me qira 30 ishujt, të cilët konsiderohen si ishujt më të mirë, gjë kjo që rrit perspektivën e qeverisë për të thithur investime në këtë vend ku kriza ka çuar popullin dhe qeverinë e saj në një varfëri të papërballueshme.
Sipas gazetës greke “Ta Nea”, me dhjetëra ishuj në gjirin e Saronikosit, në Evaiko, në Cyclades, në gjirin e Agrolidës, në Jon, në Egjeun verior dhe atë jugor, do të jepen me qira afatgjate dhe do të shiten disa dhjetëra ishuj, raporton Shekulli.

Nga dhjetë projektet më të mundshme, të bëra publike nga gazeta, i përkasin më shumë se 30 ishujve të vegjël gadishujve me një sipërfaqe nga 100 deri në 3.100 hektarësh.

Modelin të cilin do të ndjekin autoritete për dhënien me qira afatgjatë, është ai që parashikon një afat kohorë nga 40 deri në 50 vjet në përdorim të privatit. Por ,që të realizohet kjo gjë, shteti grek duhet të ndërhyjë në ndryshimin e legjislacionit, pasi ligji ekzistues nuk favorizon dhënien me qira apo shitje për shfrytëzimin e ishujve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button