BE ka lavdëruar daljen e lartë të votuesve në zgjedhjet në Turqi

Bashkimi Evropian (BE) ka vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen e lartë të votuesve në zgjedhjet e djeshme lokale në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shkalla e lartë e daljes në votime riafirmon lidhjen e fortë të votuesve për demokracinë”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç në brifingun ditor për media.

Sipas të dhënave jozyrtare, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale në Turqi ishte afër 85 për qind.

Miliona qytetarë të Turqisë votuan në zgjedhjet e së dielës për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave në Turqi, anëtarët e këshillave të qyteteve, përfaqësuesit e njësive më të vogla administrative, si dhe anëtarët e këshillave komunalë për pesë vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button