Sulm i armatosur në Nigeri, 10 të vrarë

Të paktën dhjetë të vrarë është bilanci i një sulmi të armatosur në provincën Zamfara në veri të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënës i policisë në Zamfar, Muhammed Shehu, konfirmoi lajmin duke thënë se sulmi është kryer nga disa persona të panjohur me motoçikleta të cilët kishin hyrë në fshatin Kware.

“Të paktën dhjetë persona u vranë në sulmin në fjalë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën”, tha Shehu.

Të plagosurit, tha ai, u transferuan në spital për kurim, ndërkohë që pjesëtarë të shumtë të forcave të rendit janë dërguar në fshat.

Në disa rajone të Nigerisë ndodhin përleshje të shpeshta mes fiseve nga shkaku i mosmarrëveshjeve “bujqësore”, për çka shumë banorë të fshatrave detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button