Është hapur konkursi për tregim të shkurtër “Biber03”

Duke filluar prej sot, deri më 10 qershor 2019 do të qëndrojë i hapur konkursi për tregim të shkurtër të angazhuar në gjuhen shqipe, boshnjake, malazeze, kroate, maqedonase dhe serbe “Biber”, transmeton Portalb.mk.

Dy konkurset e para kishin për temë pajtimin, kurse ky edicion, i treti me radhë do të përfshijë temat si: pasojat e luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, mirëkuptimin më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjen e urrejtjes dhe kapërcimin e paragjykimeve, tregimet kundër luftës dhe të cilat ballafaqohen me të kaluarën, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurt e më të lirë për të gjithë.

Konkursi organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd, ndërkaq së paku njëzet tregime të përzgjedhura nga juria në përbërje të Lejla Kalamujiq, Rumena Buzharovska dhe Shkelzen Maliqi, do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Të gjithë të interesuarit, që shkruajnë në gjuhën boshnjake, kroate, malazeze, maqedonase, serbe dhe shqipe, tregimet mund t’i dërgojnë në: http://biber.nenasilje.org.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button