Cipras: Diplomacia greke do të aktivizohet që Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet me BE-në

“Vizita e nesërme është me rëndësi historike e bazuar në vizionin e ri strategjik për vendet tona. Greqia dhe Maqedonia e Veriut patjetër duhet të jenë partnerë dhe aleatë”, thotë në një intervistë për MIA, Aleksis Cipras, i cili do të jetë kryeministri i parë i Greqisë i cili do ta vizitojë vendin tonë, njofton Portalb.mk.

“Marrëveshja e Prespës nuk është vetëm zgjidhje e çështjes së emrit dhe zhbllokim i perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut, por Marrëveshja i vendosi themelet e marrëdhënieve bilaterale që parashohin bashkëpunim në nivel ndërkombëtarë, evropian dhe rajonal”, thotë Cipras.

Ai shton se në këto korniza do të mbahet edhe Këshilli për Bashkëpunim në Nivel të Lartë me pjesëmarrje të 10 ministrave të shumë fushave (ekonomi, energjetikë, mbrojtje, politikë të jashtme, infrastrukturë/transport, zhvillim bujqësor, politikë digjital, shëndetësi) dhe do të mbahet forumi i parë i biznesit me dhjetëra biznesmenë nga Greqia.

“Do të merremi vesh për Planin Aksionar që do t’i përfshijë të gjithë kategoritë e bashkëpunimit tonë, Marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje, Marrëveshje për hapjen e pikës së re kufitare që do ta lidh Promahin me Majden, Memorandum për bashkëpunim për procesin hyrës të Maqedonisë së Veriut, energjetikë, zhvillim të infrastrukturës, Shërbimet për aviacion”, thotë Cipras.

Cipras paralajmëroi se diplomacia greke do të aktivizohet që në qershor Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillimin e bisedimeve hyrëse me BE-në.

“BE po kalon periudhë të rëndë dhe shumë forca kanë tendenca ta zgjedhin izolimin si përgjigje ndaj sfidave të kohës sonë. Argumentet janë në anën e zgjerimit – madje edhe për vendet si Maqedonia e Veriut që janë të përkushtuar ndaj obligimeve – sot po hasim në rezistencë në krahasim me të kaluarën. Mendoj se aktivizimi i diplomacisë greke në vitin 2018-të me qëllim që të fillohen bisedimet hyrëse, por edhe formimin e grupit të miqve të Maqedonisë së Veriut në BE, e tregon rëndësinë që e ka Greqia”, thotë Cipras.

Në lidhje me zhvillimin ekonomik, ai thotë se të gjithë qytetarët e vendit tonë e dinë rolin e kompanive greke që e kanë në Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen nëse ende e ruan kravatën që ia ka dhënë kryeministri Zoran Zaev në Prespë,Cipras tha se e ruan në sirtarin e zyrës së tij.

“Kravata e Zoranit nuk është në dollap, por në sirtar të zyrës sime, që të më kujtojë për momentin historik, hapin e guximshëm për miqësi dhe bashkëpunim të popujve tanë, që u nënshkrua në Marrëveshjen e Prespës”, tha Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button