Shkup, një kamion e ka goditur një shtatë vjeçar i cili ka qenë duke vozitur biçikletë

Dje rreth orës 18 e 30 në fshatin Gërçec të Shkupit, një kamion i tipit “Mercedes 508” me targa të Shkupit, i vozitur nga I.A. (45) nga fshati Shishovë i Shkupit, e ka goditur një fëmijë nga Gërçeci, i cili ka qenë duke vozitur biçikletë, transmeton Portalb.mk.

Nga goditja fëmija ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i MPB Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button