Gjykimet kundërvajtëse për komunikacion do të mbahen në objektin e vjetër të Gjykatës Themelore

Të gjitha gjykimet nga Sektori për Kundërvajtje për Komunikacion, duke filluar nga 1 prilli, do të mbahen në ndërtesën e vjetër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjegjësisht në kompleksin e gjykatave, njofton Portalb.mk.

“Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, i njofton të gjithë qytetarët që paraqiten si palë në procedurat në sektorin për kundërvajtje – komunikacion, se të gjitha gjykimet e këtij sektori të cilat janë mbajtur te “barakat”, në afërsi të Parkut të Qytetit, prej sot 01.04.2019, do të mbahen në ndërtesën e vjetër të gjykatës në bulevardin “Goce Dellçev” pa numër, në kompleksin Pallati Gjyqësor”, thuhet në kumtesë.

Në të gjithashtu thuhet se më shumë informata, qytetarët mund të marrin në sportelin e paraqitjes në gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button