Ndërtesa e Qeverisë dhe institucionet e tjera sonte do të ndriçojnë me ngjyrë të kaltër

Në prag të 2 Prillit – Ditës Botërore të Autizmit sonte në orën 20.00 me ngjyrë të kaltër do të ndriçohen godinat e Qeverisë, të Muzeut Arkeologjik, të OBM-së, objektet e komunës së Tetovës, Manastirit dhe Ohrit, në shenjë të solidaritetot me fëmijët me autizëm.

Aktiviteti është në nismë të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, ndërsa zbatohet së bashku me OJQ “Në botën time” në bashkëpunim me Qeverinë dhe me komunat.

Më 2 Prill, megjithatë, në Ditën Botërore të Autizmit fëmijë nga Bullgaria, të cilët marrin pjesë në Festivalin folklorik në Ohër, në bregun pranë Liqenit të Ohrit do të lëshojnë tullumbacë të kaltër  në shenjë të solidaritetit me fëmijët me autizëm.

Siç deklaroi në intervistën për MIA-n  ambasadori bullgar Angel Angelov, në suaza të angazhimeve që i bëjnë si vend anëtar i BE-së, do të hapet edhe qendër e re, e dyta për trajtim të hershëm të fëmijëve me autizëm, të cilin mund ta vizitojnë fëmijë nga pjesa perëndimore e shtetit. Për këtë projekt janë ndarë 102.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button