Shkëndija e deklasoi Pobedën, disfata e tretë për FC Shkupin

Sot u zhvilluan përballjet e javës së 25 -të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, njofton Alsat M.

Në derbin e javës së 25-të, në stadiumin në Turnovë, Akademia Pandev mundi Renovën me 2-1, falë dy penaltive të realizuara nga Doriev dhe Stoilov. Kampioni aktual, Shkëndija , në Tetovë, deklasoi Pobedën me 5-2, falë realizemeve të Alimit, Totres, Bejtullait, Radeskit dhe brazilianit Zhunior. Ndërkohë në Strumicë, Bellasica shënoi fitoren e parë pas 8 javësh duke mundur FC Shkupin me 2-0. Një gol i mjaftoi Vardarit që të arkëtojë pikë maksimale ndaj Sileksit në Shkup, ndërsa në barazim 1-1, u mbyll takimin në mes Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Rabotniçkit.

Liga e Parë – Java 25

Akademia Pandev 2-1 Renova

Bellasica 2-0 FC Shkupi

Makedonija Gj.P. 1-1 Rabotniçkit

Shkëndija 5-2 Pobeda

Vardari 1-0 Sileksi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button