Nëse më 5 maj s’ka census, zgjedhjet e dyta presidenciale në RMV shpallen në gusht

Nëse dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk është 40 për qind, siç sqaroi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski duhet të shpallen zgjedhje të reja, gjë e cila sipas kryetari të Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi mund të bëhet pas 6 muajve, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski

Në intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, Oliver Derkoski ka deklaruar se nëse dalja në rrethin e dytë – 5 maj nuk arrin deri në 40 për qind, nuk ka kushte për zgjedhje të suksesshem, dhe duhet të shpallen të reja.

“Nëse në rrethin e dytë nuk ka dalje deri më 40 për qind, nuk është plotësuar kushti për zgjedhje presidenciale. Në këtë rast, menjëherë duhet t shpallen zgjedhje të reja nga kryetari i Kuvendit. Në ato zgjedhje mund të mbeten kandidatët të cilët kanë marrë pjesë tash, nëse mbështeten nga mbështetësit e tyre”, tha Derkoski.

LEXO: Kryetari i KSHZ-së: Nëse në rrethin e dytë të zgjedhjeve nuk ka dalje prej 40%, do të ketë zgjedhje të reja

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin joformal me gazetarët, ka sqaruar se nëse nuk ka census në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ai do të shpall zgjedhje të reja. Në atë periudhë Xhaferi do të jetë edhe ushtrues detyre i presidentit të RMV-së, pasi që kryetarit aktual Gjorge Ivanov do t’i skadojë mandati.

Nëse Xhaferi bëhet ushtrues detyre i presidentit, ai do të ketë të drejtë të udhëheqë seancat plenare, por nuk do të ketë të drejtë vote.

Se kur do të shpallen zgjedhjet presidenciale, nuk dihet ende, sepse ato duhet të shpallen 90 ditë nga dita e mbajtjes së tyre. Sipas kësaj, zgjedhjet e reja duhet të mbahen në muajin gusht.

Në lidhje me këtë, Xhaferi ka deklaruar se më së miri është që zgjedhjet të shpallen 6 muaj nga rrethi i dytë i zgjedhjeve – 5 maj, pasi postin ushtrues detyre i presidentit mund ta ushtrojë 6 muaj.

Mosarritja e censusit

Në referendumin e që u mbajt më 30 shtator të 2018-s për Marrëveshjen e Prespës, shumë qytetarë – familje nuk arritën ta gjejnë veten në listën zgjedhore, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me çka nuk kanë shfrytëzuar të drejtën që të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Kjo ka ndikuar edhe në mos arritjen e censusit të referendumit, i cili duhej të ishte 903,169 votues, por ishte 666,746 votues.

LEXO: Presidencialet: OSBE-ja me 279 vëzhgues, s’ka vlerësim se a është pastruar Lista Zgjedhore

Përndryshe, më 21 prill, në RMV do të mbahen zgjedhje presidenciale dhe zgjedhje lokale në tri komuna: Ohër, Dibër dhe Novoselë. Fushata zgjedhore do të fillojë nesër, më 1 prill, ndërkaq në rast të mos zgjedhjes së kryetarit, rrethi i dytë është caktuar për më 5 maj.

LEXO: Kandidatët për president Reka, Pendarovski dhe Siljanovska e dhanë fjalën për zgjedhje të drejta dhe demokratike
LEXO: Zgjedhjet në Ohër, sot kandidatët për kryetar e nënshkruajtën Kodin për zgjedhje fer dhe demokratike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button