Björk: All is full of love

Kënga: All is full of love
Këngëtarja: Björk
Albumi: Homogenic

Björk është këngëtare dhe kompozitore nga Islanda. Intonacioni i lartë i zërit të saj dhe nuancat tejet karakteristike e kanë bërë këtë këngëtare shumë të njohur në botë.

Stili i saj muzikor eklektik e bëri që shumica e zhanreve muzikore  jazz, rock, muzikë elektronike, valle klasike ta njohin atë si figurë kyçe në sferën e tyre.

Bjork është një femër tejet inteligjente, ajo punon vetë për të krijuar zhanre të reja muzikore, albumi i saj i fundit Biophilia është zbulim kryesisht nga dora e saj, me tinguj shumë interesantë nga instrumente të çuditshme.

Ka shitur me mijëra albume, ka marrë shumë çmime ndërsa i takon dhe grupit të “100 këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave “.

Bjork është një femër shumë simpatike, njihet dhe për video klipet e saj shumë kreative ndërsa kreativiteti nuk i mungon as edhe kur vishet.

Bjork ka luajtur edhe në disa filma, ajo fitoi çmimin e parë për aktore më të mirë në filmin Dancer in the Dark, në Festivalin e Cannes. 

Web sajti zyrtar i Bjork. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button