Veton Berisha u rikthye në kampionatin norvegjez, nënshkruajti me Brann

Sulmuesi nga Kosova, Veton Berisha është rikthyer në kampionatin norvegjez.

Pas katër viteve të kaluara në Gjermani dhe Austri, Berisha ka nënshkruar për ekipin norvegjez në ditën e fundit të afatit kalimtar në shtetin skandinav, transmeton Telegrafi.

Aventura te Rapidi i Vjenës nuk shkoi mirë, pasi lojtari nuk ishte në formacionin bazë të gjigantit austriak.

Kjo ka bërë që vëllai i vogël i Valon Berishës të marrë vendimin për tu rikthyer në shtetin skandinav.

Veton Berisha (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me nën kampionët e Norvegjisë, Brann ku do të ketë mundësi më të mira të aktivizimit.

Kujtojmë që Berisha është pjesë e Kombëtares së Norvegjisë, por që në muajt e fundit nuk ka pasur ftesë për të.

Me Rapidin e Vjenës, Vetoni ka luajtur 58 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar nëntë gola dhe duke bërë tre asistime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button