Historianët: Të ndjekin dhe komunat tjera shembullin e Çairit

Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, e vlerëson si arritje të madhe faktin që tani e tutje nëpër tabelat e shkollës dhe nëpër dokumenta do të shkruhen emrat e Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Jashar Bej Shkupit e Imri Elezit. Janë këto katër personalitete të shquara që kanë dhënë kontribut të madh për shqiptarësinë e Shkupit dhe të gjithë shqiptarisë në këto 100 vitet e fundit thonë histriantë në një kumtesë për shtyp.

“Flakja e emërtimeve sllave nga katër shkollat e komunës së Çairit, dhe vendosja e emrave të katër personaliteteve të shquara të historisë sonë kombëtare, pa dyshim paraqet një moment tejet të rëndësishëm, i cili do të shënohet me shkronja të arta në historikun e arsimit shqip në Shkup dhe më gjerë. Me këtë rast përshëndesim vendosmërinë e komunës së Çairit që këto emërtime të bëhen realitet, duke inkurajuar njëkohësisht edhe komunat e tjera që ta ndjekin këtë shembull” thuhet në kumtesën e ShHShM /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button